Kjo histori është natyrisht
Dhe më e lashtë nga lashtësia,
Që flet e flet pafundësisht
Se ç’mund të të bëjë Dashuria!…
***
Një vashë e ëmbël po vajtonte
Me engjëjt dhe me xhindet fliste-
Po qe se dielli perëndonte
Djaloshi i saj do të vdiste.
Ç’të bënte vashëza e shkrete
Dhe shpirti i saj që dashuronrte,
Se kishte miliona vjet
Që dielli ecte e s’ndalonte.
Ashtu e heshtur dhe e tretur
Në horizont i nguli sytë,
Ku pakëz diell që kish mbetur
Sa një kandil lëshonte dritë!…
Ashtu dhe shpirti i djaloshit
Me diellin fikej pak nga pak,
Porse këtej shpirti i vashës
Si një vullkan digjej në flakë!…
Ndaj sytë i mbante të gozhduar
Andej nga dielli po ikte
Në horizont duke u shuar
Dhe zemrën djalit do t’ia fikte!…
Po ndriti çasti i mrekullisë
Sa mendja nuk ja pret njeriu;
Nga klithmë e zjarrtë e dashurisë
Në horizont dielli ngriu!…
Dhe më s’lëvizi asnjë grimë
Po vetëtiu si n’agim
Dhe shpirti i djalit që po fikej
Iu kthye jetës me rrëmbim!…
Dhe kjo ka ndodhur me vërtetë,
Sepse legjenda nuk mbaron,
Në një qytet që nuk ka net,
Po vetëm diell që s’perëndon!…
Po veç një diell që s’perëndon
Që ndrin dhe ndrin dhe vetëm ndrin
Ti mik i dashur, që s’beson,
Vrapo ca ditë gjer në Dublin!…
Ky është fundi i historisë,
Që Lashtësia do tregonte,
Ku klithmë e zjarrtë e dashurisë
E bëri Diellin të ndalonte.
Dhe kjo ka ndodhur në Dublin
Aty ku dielli s’perëndon
Dhe që aherë pa dyshim
Dhe djali rron, dhe vajza rron!…

Leri Benko sot, legjendat e dashurise,
se kemi hallin e Covidit te Erion Velise,
se as Lali Eri asfare nuk paska degjuar,
Ramen qe i ra goja – Lani more ato duar!
Eri Velia duar pisi e me maske ne surrat,
per 2 jave nga rrenat Tirana do bjer rehat
Ja pse poetet jane dashnore te poezis!