Kjo histori është natyrisht
Dhe më e lashtë se lashtësia,
Që flet e flet pafundësisht
Se ç’mund të bëjë Dashuria!…
***
Një vashë e ëmbël po vajtonte
Me engjëjt dhe me xhindat fliste-
Po qe se dielli perëndonte
Djaloshi i saj do të vdiste.
Ç’të bënte vashëza e shkrete
Dhe shpirti i saj që dashuronte,
Se kishte miliona vjet
Që dielli ecte e s’ndalonte.
Ashtu e heshtur dhe e tretur
Në horizont i nguli sytë,
Ku pakëz diell që kish mbetur
Sa një kandil lëshonte dritë!…
Ashtu dhe shpirti i djaloshit
Me diellin fikej pak nga pak,
Porse këtej shpirti i vashës
Si një vullkan digjej në flakë!…
Ndaj sytë i mbante të gozhduar
Andej nga dielli po ikte
Në horizont duke u shuar
Dhe zemrën djalit do t’ia fikte!…
Po ndriti çasti i mrekullisë
Sa mendja nuk ja pret njeriu;
Nga klithmë e zjarrtë e dashurisë
Në horizont dielli ngriu!…
Dhe më s’lëvizi asnjë grimë
Po vetëtiu si n’agim
Dhe shpirti i djalit që po fikej
Iu kthye jetës me rrëmbim!…
Dhe kjo ka ndodhur me vërtetë,
Sepse legjenda nuk mbaron,
Në një qytet që nuk ka net,
Po vetëm diell që s’perëndon!…
Po veç një diell që s’perëndon
Që ndrin dhe ndrin dhe vetëm ndrin
Ti mik i dashur, që s’beson,
Vrapo ca ditë gjer në Dublin!…
Ky është fundi i historisë,
Që Lashtësia do tregonte,
Ku klithmë e zjarrtë e dashurisë
E bëri Diellin të ndalonte.
Dhe kjo ka ndodhur në Dublin
Aty ky dielli s’perëndon
Dhe që aherë pa dyshim
Dhe djali rron, dhe vajza rron!…

E KE BOTUAR NJEQIND HERE KETE E PLOT TE TJERA SI.KJO
PERSERITJA THONE ESHTE SHENJE PLEQERIE OSE SHTERPESIE
AFERIM O QAZIM
Legjendë dashurie
Dublin, Irlandë – 16.06.2007. Shkruar në një nga netët polare.
http://www.gazetadita.al/legjende-dashurie/
http://www.gazetadita.al/legjende-dashurie-2/
PARTIA, AKADEMIA E KRYEBARIUT DHE DELEVE!
Duke menduar për të ardhmen,
Shqipëria më duket si në tunel,
se ka 30 vite në vend numëro,
e nga kjo gjendje nuk po del.
Opozita është një shpresë,
për një jetë më të mirë,
por sa vinin në pushtet,
të gjithë bëheshin qafirë!
E kështu motoja ndryshoi,
jeta e mirë doli një utopi,
voto hiq qelbësirën n’pushtet,
e të vijë një qelbësirë i ri.
Në dy mandate të Edvinit,
gjatë 8 viteve në opozitë,
Lul Basha humbi përsëri,
si pushtetin dhe bashkitë.
Qelbësira doli kryeqelbësirë,
me vota nuk ia futën dot,
ec vërtetoje pse e voton Ramën,
ky popull delesh dhe idiot!
Për herë të parë në histori,
fiton të tretën herë mandatin,
një rilindje bande hajdutësh,
që në burg duhej ta kishte fatin!
Të jetë faji i Saliut si përherë,
apo blerja e votës në masë,
apo Lul gjumashi ushtar i Sorrosit,
ia futi në sumë PD këtë pras?
Luli i humbi t’gjitha pushtetet,
por jo karrigen e kryetarit,
tha mi vodhën, nuk dorëhiqet,
ç’t’i thuash më këtij gomarit ?!
Sidoqoftë PD e ka një shpresë,
ato janë foltoret e doktorit Sali,
në 2013 humbi me 1 milion vota,
tashmë është rishpikur Berisha i ri.
Ky Berishë i rilindur tashmë,
ka marrë titullin ”Non Grata”,
militantët e duan sa s’ka më,
se veç atij i ka lezet shpata.
Ai nëse heq Lulin do hapë partinë,
do ta bëjë atë më demokratike,
ky popull delesh beson çdo gjë,
votojnë përherë ujkun në karrike.
Më të fortë janë ata të forumit rinor,
që te Saliu shohin një shpresë,
thonë Luli është veç një tradhëtar,
duan kryetar Saliun derisa të vdesë!
PD është pasqyra e realitetit,
se si është katandisur kjo rini,
pas një sërë humbjesh me sukses,
nuk nxorrën dot një kryetar të ri.
Shikoni PD të kuptoni si funksionon,
punësimi, postet, dhe ekonomia,
Luli u katapultua si shumë të tjerë,
dumBabista pa vizion e gjithë rinia.
Kanë 30 vite që ky popull edukohet,
se partia është veç një bandë pushteti,
nëse do punë paguaj ose bëhu militant,
përndryshe emigro, andej jashtë shteti.
Kjo është arsyeja pse Rama fiton,
para atij fitonin maskarenj të tjerë,
Shqipëria jonë duhej të ishte zonjë,
por është veç lavatrice parash pa nder!
Mendjezi ai qe ka dal dhe ka mbrojtur axhenden globale.