Legjionarët kuqezinj që do të luajnë kundër Gjermanisë

Dita

Trajneri Astrit Hafizi, i rikthyer sërish në stolin kuqezi, të tregon se në FSHF janë duke u marrë masat e fundit organizative, në mënyrë që ky takim miqësor, të krijojë një mjedis të hareshëm e festiv. “Pasi kemi bërë disa telefonata, kemi hartuar një listë me futbollistë, ku 25 prej tyre do të aktivizohen në këtë miqësore”, të thotë Hafizi, raporton Sportal.

Edhe pse lista nuk është bërë ende zyrtare, kemi arritur të mësojnë një pjesë Kombëtarja e kuqezinjve veteranë do të përbëhet nga këta “yje” të futbollit shqiptar: Foto Strakosha, Perlat Musta, Blendi Nallbani, Erion Bogdani, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Rraklli, Nevil Dede, Sokol Kushta, Ilir Shulku (?), Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Ervin Fakaj, Arjan Bellai (?), Haxhi Ballgjini, Vasillaq Zëri, Millan Baçi, Kreshnik dhe Geri Çipi, Ylli Shehu, Mirel Josa, Bedri Omuri, Rudi Vata, Afrim Tole, Agustin Kola, Edvin Murati dhe Altin Lala. Trajnerë: Astrit Hafizi dhe Sulejman Demollari.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *