Ende Shqipëria nuk është gati për të rinisur jetën normale, pasi pandemia e Covid-19 është aktive.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu flet në lidhje me rregullat e reja përsa i përket lëvizjes pas datës 11 maj.
Deri më tani, qytetarët kanë mundur të levizin me automjetet e tyre private vetëm përmes autorizimit, por pas datës 11 maj, do të mund të levizin lirisht.
“Do të lejohet edhe zgjerimi i automjeteve pa autorizim duke nisur pas 11 majit. Po vlerësohet për zonat e gjelbra, por po shikohet për të gjithë qarqet”.
Përsa i përket transportit publik, një shqetësim shumë i madh për qytetarët që jetojnë larg nga vendet e tyre të punës, Manastirliu shtoi se do të jenë të fundit që do të hapen.
“Transporti publik do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Po vlerësohet për t’u hapur në fazën e fundit”.
Një datë fikse nuk ka ende as për hapjen e kufijve, por numri i të riatdhesuarëve do të fillojë të shtohet prej datës 18 maj.
j.l./ dita

Transporti urban eshte i falimentuar. Ishte i falimentuar. Bashkite i kane borxh qindra milione leke kompanive te transportit. Ka mbi 3 vjete qe bashkite nuk rimbursojne. Tani ata suhet te punojne me 30% te kapacitetit te pasagjereve. Kur sia dilnin me pare ne kapacitet te plote si do tia dalin tani?
Te shporren se ua pine gjakun shqiptareve!
Ne Tirane urbanet jane po aq fitimprurese sa edhe DROGA dhe PRROSTITUCIONI,mbase me shume!
Te shporren se ua pine gjakun shqiptareve!
Ne Tirane urbanet jane po aq fitimprurese sa edhe DROGA dhe PROSTITUCIONI,mbase me shume!