Pranvera Kola – DITA
Vitet e fundit gjithnjë e më tepër po gjen terren përdorimi i terapive që ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga shumë sëmundje, pa u ndalur në përdorimin e barnave.
Një ndër këto terapi është edhe Akupunktura, e cila ndihmon në përmirësimin e shëndetit, duke ndihmuar në reduktimin e dhimbjeve, qarkullimin më të mirë të gjakut, forcimin e sistemit imunitar, reduktimin e stresit, përmirësimin e shëndetit mendor dhe balancës hormonale, pa qenë e nevojshme që të përdoren barnat.
Mjekja Ilda Xhelili, ndalet në detajimin e të mirave që rrjedhin nga përdorimi i kësaj terapie, që tashmë ka nisur të aplikohet edhe në vendin tonë. Sipas mjekes, realizimi i kësaj terapie nëpërmjet nguljes së gjilpërave shumë të holla, nxitet kundërpërgjigja shëruese e trupit.
Kjo pasi gjilpërat prekin pika të caktuara që ndikojnë në sistemin nervor për të prodhuar substancën e endorfinës, e cila bën që dhimbja të qetësohet. Kështu, kjo teknik gjen terren në lehtësimin e shumë sëmundjeve dhe sjell përmirësimin e shëndetit në tërë sëmundjeve, duke siguruar kështu përmirësimin e gjendjes shëndetësore në tërësi.
Çfarë është akupunktura dhe si funksionon ajo?
Akupunktura është një terapi që mendohet se e ka origjinën nga Kina e lashtë. Dokumentet që e përshkruajnë këtë praktikë datojnë që nga shekulli i parë para erës së re, por ndoshta edhe 8 mijë vjet më parë.
Sot, akupunktura në shumë vende të zhvilluara mbulohet nga sigurimet shëndetësore. Teoria mjekësore bazohet në konceptin e biorrymave dhe të energjisë së organizmit të njeriut.
Cilat janë efektet që sjell në shëndet?
Konkretisht është një përpjekje për të zhbllokuar rrugët natyrale, përcjellëse të energjisë. Për këtë qëllim projektohen pika të caktuara në indet e lëkurës, të cilat quhen akupoints. Ka shumë pika të tilla të projektuara, por shumica e katalogëve rekomandojnë rreth 300-400 pika të tilla.
Këto pika përputhen me organe, ose grupe të caktuara organesh dhe synojnë të lehtësojnë dhimbje të ndryshme që burojnë nga ato. Në vitet 1970 shkencëtarët zbuluan substancën kimike endorfinë, si një lëndë që lehtëson dhimbjen, por edhe prodhon kënaqësi.
Hulumtimet sugjerojnë se akupunktura e kryer siç duhet, mund të nxisë prodhimin fiziologjik të endorfinave në organizmin e njeriut, duke lehtësuar kështu dhimbje të ndryshme.
Mbetet akoma e pasqaruar se si saktësisht këto akupunktura nxisin prodhimin e endorfinave. Në pikat e përcaktuara sipas kësaj teorie vendosen gjilpëra shumë të holla (fine), të cilat nuk dhembin dhe nga shpimi i të cilave nuk del gjak.
Cilat janë dhimbjet kryesore që trajton terapia me akupunkturë?
Dhimbja natyrisht që është një simptomë klinike që ka shkaktarë të shumtë dhe që kërkon një diagnozë diferenciale dhe ekzaminime mjaft të kujdesshme dhe profesional.
Përdorimi i kësaj terapie gjen vend në lehtësimin e dhimbjeve të mesit, qetësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena, apo lloje të tjera të dhimbjeve kronike, dhimbjeve të shkaktuara nga mpirja e gishtit të mesit dhe atij tregues, si rezultat i dëmtimit të nervave.
Ndonëse më të pakta efektet e kësaj terapie kanë filluar të ndjehen edhe tek trajtimi i artritit reumatoid, apo dhimbjeve të shkaktuara nga ndërhyrjet kirurgjikale, veçanërisht të natyrës dentare. Megjithatë, jo të gjithë pacientët duhet që të përdorin këtë terapi trajtuese.
Qetësimi i dhimbjeve të mesit
Ndër dhimbjet e shpeshta renditen dhimbjet e pjesës së poshtme të mesit (zona lumbo-sakrale). Këto dhimbje mund të jenë akute dhe kalojnë shpesh nëse eliminohet shkaku.
Por, nëse dhimbja vazhdon edhe pas terapive të shumta (edhe kirurgjikale) atëherë i referohemi termit “dhimbje kronike”. Hulumtuesit referojnë se akupunktura në këto raste luan rol pozitiv në lehtësimin e dhimbjeve.
Lehtësimi i dhimbjeve të migrenës
Kur vjen puna për dhimbjet kronike të migrenës kërkimet sugjerojnë efekte më të mira se sa terapitë e vazhdueshme me qetësues të fortë, të cilët kanë jo pak efekte anësore në organizmin e njeriut. Gjithsesi kombinimi i dy alternativave (gjithmonë sipas rastit) jep efekte të mira për trajtimin e kësaj lloj dhimbjeje torturuese për shumë persona.
Dhimbjet e njohura si Fibramialgjia
Kjo është një lloj tjetër dhimbje që lehtësohet nga akupunkturat. Fibromialgjia është një lloj i zakonshëm i dhimbjes kronike që shkakton dhimbje me origjinë të panjohur saktësisht në të gjithë trupin. Prek njësoj si femrat, ashtu edhe meshkujt. Rreth 40 për qind e pacientëve që kanë marrë trajtime të tilla, referojnë se ndihen më të lehtësuar nga dhimbjet.
Ndikimi tek dhimbjet e artritit reumatoid
Në rastin e artritit reumatoid, përfundimet nuk kanë rezultuar të kënaqshme. Artriti reumatoid është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kyçeve dhe ënjtjes së tyre. Efekti i akupunkturës në këtë rast nuk është i kënaqshëm, kjo për faktin se kjo patologji është një proces inflamator (infeksioz) që prek kyçet dhe kërkon mjekime medikamentoze specifike për t’u dominuar.
Dhimbjet e shkaktuara nga sindromi i tunelit karpal
Në rastin e sindromit të tunelit karpal pacientët përjetojnë dhimbje dhe mpirje në gishtin e mesit dhe atë tregues. Kjo vjen si rezultat i dëmtimit, ose përdredhjes së nervit përkatës.
Dhimbjet e ndërhyrjeve kirurgjikale dentare
Pas ndërhyrjeve përkatëse, edhe akupunktura ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Dhimbjet që mbeten pas ndërhyrjeve kirurgjikale dentare lehtësohen mjaft mirë nga trajtimi me akupunkturë. Duhet theksuar se trajtimi i fenomenit të dhimbjeve të ndryshme me akupunkturë nuk është terapi në vetvete.
Shoqërimi me forma të tjera terapeutike
Shpesh shoqërohet me forma të tjera terapeutike si një përpjekje e përbashkët për të lehtësuar dhimbjen që vjen nga sëmundje të ndryshme. Kur një terapi alternative përdoret së bashku me trajtimet mjekësore moderne për të lehtësuar simptomat, flasim atëherë për terapi plotësuese. Disa studime sugjerojnë se terapia në fjalë ndihmon pacientët të shërohen me më pak medikamente, ndërsa disa studime sugjerojnë se përmirësohen rezultatet mjekësore kur përdoren së bashku me mjekësinë standarde. Megjithatë, studimet për mekanizmin e vërtetë të funksionimit të akupunkturës vazhdojnë.
A ka rreziqe përdorimi i akupunkturës?
Në përqindjen më të madhe të rasteve akupunktura konsiderohet e sigurt. Por, një rrezik që duhet përmendur është të mos qenit steril i gjilpërave që përdoren në këtë lloj terapie alternative. Nëse ato nuk janë sterile, atëherë jeta mund të rrezikohet nga infeksione të ndryshme që nga ato më banalet (streptokok, stafilokok), e deri tek hepatitet e ndryshme, apo dhe HIV.
Pra kur përdoret kjo lloj terapie duhet të jemi absolutisht të sigurt për sterilitetin e gjilpërave të përdorura. Një rrezik tjetër i pazakontë është nëse gjilpërat ngulen më thellë se ç’duhet dhe mund të shkaktojnë probleme në enët e gjakut, nervat, apo organe të ndryshme. Pra nëse jemi të sigurt se dy problemet e lartpërmendura nuk ndodhin, akupunktura nuk ka efekte anësore të njohura.
Në çfarë formash mund të realizohet kjo terapi?
Akupunktura mund të realizohet në forma të ndryshme. Forma klasike është ajo e shpimit me gjilpëra të holla, por mund të praktikohet edhe me nxehtësi, apo edhe nga stimulimi i nervave me rrymë elektrike (elektroakupunktura). Metoda më e re është edhe stimulimi me lazer, por vetëm në sipërfaqen e trupit.
Cilat janë kategoritë që duhet të tregojnë kujdes nga përdorimi i kësaj terapie?
Kujdes në përdorimin e akupunkturës duhet të tregojnë personat që kanë probleme me enët e gjakut, apo marrin medikamente për hollimin e gjakut. Ne rastin e elektroakupunkturës duhet të kenë kujdes pacientët që kanë bërë ndërhyrje në zemër (kanë valvula, stimulues kardiakë). Pra përpara se të vendosni për të kryer seanca të akupunkturës, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. Çdo gjë është në përputhje me situatën individuale shëndetësore që ju keni. Është mjeku ai që përcakton nëse duhet të ndiqni seancat e kësja terapie për lehtësimin e dhimbjeve që keni.
Rreziku që mbart
Në përqindjen më të madhe të rasteve akupunktura konsiderohet e sigurt. Por, një rrezik që duhet përmendur është të mos qenit steril i gjilpërave që përdoren në këtë lloj terapie alternative. Nëse ato nuk janë sterile, atëherë jeta mund të rrezikohet nga infeksione të ndryshme që nga ato më banalet (streptokok, stafilokok), e deri tek hepatitet e ndryshme, apo dhe HIV. Pra kur përdoret kjo lloj terapie duhet të jemi absolutisht të sigurt për sterilitetin e gjilpërave të përdorura.
Akupunktura ndihmon në kujdesin për shumë sëmundje, si:
- Qetësimin e të natyrës kronike
- Lehtësimin e dhimbjeve të forta të migrenës
- Mbajtjen nën kontroll të dhimbjeve të padurueshme të mesit
- Reduktimin e gjendjeve të ankthit, stresit dhe tensioneve nervore.
- Largimin nga varësitë e përdorimit të alkoolit apo duhanit.
- Përmirësimin e çrregullimeve të gjumit
- Shmangien e probleme që kanë të bëjnë me fryrjen, kapsllëkun dhe diarrenë
- Reduktimin e probleme me veshkat dhe funksionimin e mëlçisë
- Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
- Qetësimin e dhimbjeve të muskujve, lëndimeve sportive, etj.
- Qetësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga ndërhyrjet dentare.
- Funksionimin më të mirë të sistemit nervor, etj

PO Ç’JANË KËTO ”AKUPUNKTURA” SHKRUANI THJESH DHE SHQIP TERAPIA E GJILPËRAVE , O IDIOTË ANALFABETË, QË KUJTONI SE DUKE PËRDORUR FJALË TË HUAJA JU NGRIHET PRESTIGJI