Me lehtësimin e masave, rritet edhe përgjegjësia e qytetarëve për të patur kujdes në parandalimin e përhapjes së virusit. Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, poston një mesazh për qytetarët, ku I kujtohen pesë gjëra që duhet të kenë parasysh, nga qëndrimi në shtëpi tek higjiena personale.
“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.
5 rregullat:
1.Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni
2.Nëse keni mundësi, punoni nga shtëpia
3.Kufizoni kontaktet me personat e tjerë
4.Kur dilni, ruani distancën prej 1.5 metra
5.Lani rregullisht duart
l.h/ dita
