Analistët e tregut parashikojnë se shumë shpejt Banka Qendrore Europiane do të fillojë programin e lehtësimit sasior, ashtu siç ka vepruar deri më tani Rezerva Federale, Banka e Anglisë dhe Banka e Japonisë. Referuar këtyre pritshmërive, ministri turk i financave, në një intervistë për CNBC, ka deklaruar se ky program do të ketë efekte pozitive tek vendet europiane në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Mehmet Simsek shtoi se aksioni i Bankës Qendrore Europiane mund të kompensojë edhe shqetësimet që kanë të bëjnë me normalizimin e politikës monetare nga Rezerva Federale. Lira turke po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit në raport me dollarin amerikan, pasi aktorët e tregut në vendet në zhvillim parashikojnë norma më të larta interesi në SHBA. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lekun. Që nga fillimi i muajit Korrik të këtij viti, dollari është rritur ndjeshëm në raport me monedhën tonë. Në datën 1 Korrik, dollari këmbehej me rreth 102 lekë, ndërsa sot këmbehet pranë 110.2 lekë. Ndërsa në gjashtë muajt e fundit, dollari ka fituar rreth 8.9% të vlerës në raport me lekun. Ministri turk i financave shprehet se lehtësimi sasior nga Banka Qendrore Europiane do të jetë shumë i rëndësishëm për Turqinë dhe për të gjitha vendet e tjera europiane në zhvillim për shkak të lidhjeve të forta ekonomike që kanë me Eurozonën. “Është një lajm shumë i mirë për ne”, tha ai për CNBC. Përsa i përket rreziqeve të jashtme, ai shtoi se do të jetë shumë e vështirë për qeverinë të realizojë objektivin për rritje ekonomike prej 4% gjatë këtij viti për shkak të disa ngjarjeve të paparashikuara, siç është konflikti në Irak dhe Siri.

Kjo eshte forma se si Rezerva federale po e falimenton Shba-ne duke e dobesuar ekonomine.
Keto para ju jepen bizneseve qe kane falimentuar per ti “mbajtur ne kembe”, sipas saj.
Ligji i tregut te lire thote “kush falimenton, hap krahun”.
ligji i karl marksit thote
“asnje nuk duhet te falimentoje”.
eshte njelloj, sikur shteti yne tu japi para disa bankave qe praktikisht kane falimentuar me nivele kredish te keqija deri 50%, sepse “jane burra te mire”.
nderkohe qe ato kane falimentuar sepse kane dhene kredi jashte cdo kriteri.
se kush jane keto banka i keni tek revista “monitor”