Lehtësohen masat anti-COVID në burgjet e vendit, çfarë përfitojnë të dënuarit

J L

Lehtësohen nga sot masat anti-COVID në burgjet e vendit.

Mësohet se çdo i dënuar do të zhvillojë katër takime në muaj.

Gjithashtu bëhet me dije se takimet do të jenë jo vetëm për familjarët, por edhe më gjerë.

Sipas vendimit të ri, të burgosurit gra dhe të mitur do të kenë mundësi për katër takime në muaj e ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes do t’u lejohet një takim i zgjatur në muaj.

Kujtojmë se, sipas masave që u përcaktuan në kohën e kulmit të pandemisë, të burgosurit kishin të drejtë të takonin anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj, e ndërsa tani më është vendosur që të vizitohen 4 herë në muaj.

Ndërkohë, familjarët që do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre duhet të kenë test ose certifikatë vaksinimi. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *