Leicester, sjellja “pashembullt” e Riyad Mahrez

Gazeta Dita

Riyad Mahrez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Leicester-i megjithatë mesfushori algjerian mban një qëndrim prej profesionisti.

I përfolur te AS Roma, lojtari i “Dhelprave” është i paqartë për të ardhmen e tij me dy klubet që nuk e kanë gjetur ende mirëkuptimin për transferimin e tij.

Matty James dhe Danny Simpson kanë vlerësuar qëndrimin e tij “të pashembullt”: “Riyad ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të skuadrës. Ai i ka lënë mënjanë ambicjet personale. Disa lojtarë nuk arrijnë të kenë qëndrimin e tij. Mahrez luajti shumë mirë në pjesën e dytë. Kur ai luan në këtë mënyrë, është i pandalshëm”, thanë lojtarët të pyetur nga “The Telegraph”.

Tashmë mbetet të mësohet nëse transferimi i Mahrez do të konkretizohet kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga merkatoja e verës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *