Leje ndërtimi me kusht! Një pjesë e tokës, do t’i falet bashkisë

Ori

Lejet e ndërtimit në kryeqytet do të behën me kusht, në mënyrë që një pjesë e tokës, t’i falet bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me administratorët e pallateve, ka lançuar këtë iniciativë, sipas të cilit do të kursente para nga shpronësimet.

Kreu Bashkisë, bëri me dije edhe disa nga projektet që janë menduar të zbatohen në 4 vitet e ardhshme, si katërfishimi i fondit të komuniteteve, fuqizimi i kredive të buta si dhe detyrimi i kompanive të mëdha për të hapur një çerdhe apo kopsht.

Veliaj foli edhe për zgjedhjet lokale, ku e cilësoi 30 Qershorin është festë e demokracisë, ndërsa theksoi se administratorët do të kenë si detyrë që të sqarojnë çdo qytetar se ku e ka qendrën e votimit.

o.p. / dita

Share This Article
11 Comments
  • kjo qënka e fortë!!
    “shoqëria,soqëri,paraja të shkojë e të vijë”!!
    a e di ky fiqaxhiu se çdo të thotë kjo??
    si mund të nxjerrësh ligj për “dhurim bashkisë”??
    bashkia ka tarifat e saj që duhet të jenë të sanksionuara me ligj dhe të jenë bërë publike!!
    leja duhet të jepet kur ajo plotëson kushtet,sipas ligjeve të shtetit dhe të bashkisë!paguhen taksat e nevojshme dhe ku të kam parë!!paratë që fiton pronari i tokës janë të tijat,paratë që fiton ndërtuesi janë të tijat dhe të dy palët i nënshtrohen ligjeve të shtetit për taksat!!bashkia merr taksat e saj dhe me to BLEN TOKË tek pronarët e saj!!
    sa për kopështe e çerdhe nuk ka nevojë të detyrojë të hapen kopështe nga kompanitë e mëdha,por të marrë një taksë për këtë punë!!të krijojë ligjet e duhura dhe të lejojë hapjen e kopështeve private,bashkiake o të çfardo lloji!!me paratë e grumbulluara nga taksimi i punëdhënësve të subvencionojë banorët që çojnë fëmijët në kopështe!!dhe këtë subvencion ta bëjë për ata që nuk kanë mundësi për të paguar dhe jo për ata që nuk dinë ku ti çojnë paratë si ai tipi që ndërton rrugë me asitencë shtetrore!!

  • Pse duhet ti fal nje pjese te tokes bashkise?pronen time te blare me djersen e ballot t,ja fal pabuksave te bashkise te Ardhur nga terpani iskraparit.shikoni Clare ben ky dhe do voten e tironsave ,haroje o qyranjoz,

  • Veliaj ishte organizatori i lëvizjes ‘Nano ik’ në 2003-2005 e gjeti mbështetjen e Sali Berishës, Edi Ramës e Ilir Metës. Këta së bashku
    larguan Nanon nga politika, rrëzuan PS-në nga pushteti e, 8 vite pas 1997, rikthyen në pushtet Sali Berishën. Ndaj gjithmonë Veliajn e kam quajtur të padenjë për votat e socialistëve. Por kur dëgjoj LSI-stat, PD-istat, ANAL-istat e lexoj disa komente që thonë se në 30 qershor do djegin Shqipërinë atëherë do dal të votoj për Veliajn e të shikoj mos gjej ndonjë nga këta ‘Emu-të’ që të më ndalojnë të drejtën time.

    • Ate kerkon erioni prej teje asgje ma shume , prandaj luan me ti kollaj se gjithmone do t’ia japish!

      • Jo gjithmonë o Lili, kësaj here. Nuk mund t’i dorëzohemi përsëri anarkisë. Nëse nuk votohet kësaj radhe, atëherë Republika Parlamentare dhe Kushtetuta marrin fund. Nuk mund të vendos Presidenti se sa do të rrinë në fuqi kryebashkiakët, jemi ne, populli, që e vendosim. Mund ta bëj votën të pavlefshme por përsëri do shkoj të votoj. Boll më me Saliun se kemi 30 vjet që i nënshtrohemi kërcënimeve të tij. Ka ardhur koha të ndahesh shapi nga sheqeri e pastaj të merremi edhe me Veliajn e shefin e tij rilindas.
        Sa për temën e shkrimit, nëse Bashkia e merr në mënyrë të ligjshme, e i ngelet asaj toka e jo kryetarit të radhës, atëherë është lajm i mirë sepse përfiton Bashkia e jo kryetari.

  • Njejte eshte edhe ne Angli.
    Cdo ndertues disa hyrje pallati etj ,ja jep bashke,qe ne angli quhet Keshilli ,njejte si dikur tek ne.
    Mos ha qeni hallin ndertuesit se perseri fiton plot ai.
    Sikur te ishte zbatuar kjo te pakten ne Tirane e Durres .Poe me skemi pasur shtet edhe as kemi.Llumertinat e ashtuquajtur te djathte dmth e kane bere 30 vjet kete vend pa stabilitet.
    Per te gjithe keta te ashtuqjautur te djathte dmth kryesisht Pd ,Tirane e perpjejet,se afermi pesticidi I ri ne treg.
    Quhet Erion Veliaj.Ai nuk eshte si Rama.Eshte ngaTerpani.Ka tabiate te tjera.ska per tjua nder drurin kokes.

  • Ne se me lejon zoti do te mare pjese ne votime nuk e pyes fare meten se ne 2009 votova l.s.i anti sali e me doli l.s.i pro sali por vota ime eshte anti arogantve gjynafqare edi-erion. Te punojme forte per zgjerimin e hapsirave demokratike e ti japim votes vleren qe i takon e te mos guxoj kush qe ta dhunoj. Ju pershendes veçanerishte ata qe smendojne si une me respekt per gazeten dita Ilir Alilaj Qereshnik Berat.

  • Ky Veliaj eshte me i poshter se RAMA e BASHA .Une ste kam votuar dikur dhe kesaj here nuk do te votoj ,por dua te them o komunist i pa ndreqshem , se ka vdekur Diktatura e Dulles ,per te perlare e falur troje .Po ta mbajti taravolja ,bashkia ti bleje me cmimin e tregut token pronarit .Je me i keq se shefi i jor rama , qe po perlan me emrin e banditit Mane ,trojet me me vlere ne detin jon me 1 euro m2 .Prisni se dardh e ka bishtin mbrapa .
    Ish drejtuesi i levizjes MJAFT ,qe vodhi te gjitha ndihmat e perendimit qe financoi kete levizje dhe u ngjiz ne sekonte ne “PS ” tamam si Sali Berisha nga sekretar Partie u ngjiz ne sekonte ne ” Demokrat ” Pse na ke mallkuar aq shume ne popullin shqiptar o ZOT:??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *