Leje ndërtimi në ish-Bllok, Shkreli: Basha të ndalet, jo leje para largimit

redaktor

Ditën e shtunë, drejtues të Partisë Socialiste të Tiranës kanë denoncuar dhënien e një leje ndërtimi, sipas tyre të paligjshme, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Sipas socialistëve, kryebashkiaku në largim i Tiranës, të cilin e konsiderojnë si drejtuesin më të dështuar që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti në vitet e demokracisë, Basha ka bërë “qokën” e fundit përpara se të largohet, pikërisht duke dhënë një leje në një zonë të shpallur në mbrojtje paraprake.

Për këtë arsye, sot ka reaguar edhe arkitekti Artan Shkreli, i cili ka akuzuar kryetarin aktual të bashkisë, Lulzim Basha për shkelje të premtimeve të tij elektorale, por jo vetëm, edhe për dhënie leje ndërtimi në mënyrë të kundraligjshme.

“Zona ku ndodhemi aktualisht, e në të cilët kanë nisur punimet për këtë ndërtim të kundërligjshëm, është një nga zonat ku kryetari i Bashkisë ka premtuar se jo vetëm që nuk do të ndërtonte më, por do të ndërmerrte edhe aksione për të kthyer rregullin urban. Pikërisht tani, në ditët e fundit të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ai ka dhënë leje ndërtimi për një godinë 9-katëshe me 2 kate nëntokë. E ka dhënë këtë në kundërshtim jo vetëm me ligjet, por edhe me vet praktikat që ka ndërmarrë në planin urbanistik. I bëj thirrje kryetarit që të ndalet me këto leje dhe të ndalë presionet ndaj institucioneve që duhet të kontrollojnë këto leje të dhëna dhe duhet t’i bllokojnë ato në rastet kur janë dhënë në mënyrë të paligjshme”, tha Artan Shkreli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *