Lejet e lindjes, ISSH: Dokumentacioni i kërkuar për 12 kategoritë përfituese

Ornela

Pranvera Kola

Leja e lindjes përfitohet vetëm në rastet kur konfirmohet se gruaja ka 12 muaj periudhë sigurimi para se t’i lindë e drejta e përfitimit të kësaj pagese. Nga ky rregull mund të përjashtohen vetëm rastet kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore (i ndryshuar), koha e përfitimit të lejes së lindjes do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë këtu një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.

Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.

Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, përkujdesin ndaj fëmijës e ka dhe babai i siguruar, kur këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk plotëson kushtet për ta përfituar nëna.

Gjithashtu të drejtën për të përfituar këtë pagesë e gëzon edhe nëna që birëson fëmijë të moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj. Leja në këtë rast fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës se 63 të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes.

Lidhur me masën e përfitimit në ligj përcaktohet se e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është sa 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes, si dhe 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar dosjen e plotë të dokumenteve që duhet të shoqërojnë kërkesën e përfitimit që dorëzohet në Agjencinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të vetëpunësuarat dhe vetëpunësuarit në qytet e fshat, për përfituesit e pagesës së papunësisë, për të punësuarat, për prindërit që birësojnë fëmijë, për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna, si dhe për kategoritë që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje.

Dokumentacioni që kërkohet

  1. Për të vetëpunësuarën në qytet

 Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës, ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të vetëpunësuarin në qytet

Raportet

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim që nuk vazhdon më aktivitetin (duhet të saktësohet data e mbylljes së aktivitetit).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

  1. Për përfitueset e pagesës së papunësisë

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të subjektit ku ka punuar para daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave.

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për përfituesit e pagesës së papunësisë

Raportet pas lindjeje.

Vërtetimi i pagës bruto/neto tek subjekti ku ka punuar përpara daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon, ose nga zyra e punës.

  1. Për të vetëpunësuarat në bujqësi

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet e para dhe pas lindjes.

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet pas lindjes

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut). Bashkangjitur këtij vërtetimi duhet edhe vërtetimi nëse nëna e fëmijës ka bërë ose jo derdhje si e vetëpunësuar në bujqësi).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

  1. Për të punësuarat

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip)

  1. Për të punësuarit

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese

Certifikatë familjare

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës

Listë-pagesa ( sipas formularit tip).

  1. Për të punësuarat kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës e raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Fotokopje të dokumentit që ka birësuar fëmijën (cilësuar data).

Listë-pagesa (formulari tip), ose kërkesa për përfitim sipas formularit tip.

  1. Për të punësuarit kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

  1. Për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim për nënën e fëmijës nga subjekti që është rikthyer në punë.

Listë-pagesa ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

  1. Për të siguruarit që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese;

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

 

 

Share This Article
19 Comments
    • Pershendetje,
      Ju lutem me ndihmoni per sa me poshte.
      Jam nene e 1 femije 10 muajsh per te cilin nuk kam perfituar leje lindje pasi kam patur vetem 8 muaj pune. Tani jam serish shtatezane doja te dija nese ka ndonje mundesi per te perfituar lejen e lindjes , cfar duhet te paguaj si funksionon ju lutem me ndihmoni. Aktualisht jam e papune qe nga momenti i lindjes se femijes se pare. Nese hyj ne pun tani a mund te perfitoj ju lutem me ktheni nje pergjigje. Faleminderit

      • Pershendetje! Si mund te veproi per te perfituar lejen e lindjes!?
        Vajza ime ka lindur djalin ne 14. 12. 2018.Ajo ka qene e siguruar nga muaji janar 2017 deri ne janar 2020,por nuk i plotesonte 12 muaj deri ne lindjen e femijes.Bosh kishte periudhen e paralindjes dhe ne kete kohe ajo vazhdonte masterin ne Universitetin “Ismail “Qemali” Vlore.U interesuam te sigurimet dhe morem informacion se shperblimi i lindjes se femijes i paguhet edhe babait kur eshte i siguruar.Me vule elektronike kemi nxjerre siguracionet per periudhen maj 2016 deri ne korrik 2017.Femija ka lindur ne 14 dhjetor 2018.a mund ta perfitojme lejen e lindjes!?Ju lutem me ktheni nje pergjigje nese mundeni.
        Me respekt Grigori.

  • prsh. nese paga bruto eshte 80000 leke sa eshte masa e perfitimit mujor te lejelindjes per gjashte muat e pare.
    po shperblimi per lindjen e femijes sa me takon?

    • Pershendetje.
      Jam nje e iteresuar per perllogaritjen e pages se lejes se lindjes.Jame e dypunesuar me siguracione te rregullta ne te dy punet .Pyetja ime eshte a me llogaritet vetem njera page bruto apo te dy pagat ?
      Ju faleminderit.

    • Pershendetje! Une ushtroj profesionin e mesuesise. Te lutem kam 22 muaj pa shkeputje asnje dite pune pavarsisht se kam ndryshuar shkollen ku Kam punuar. Tani jam me leje se eshte sezioni pushimeve dhe Akoma se kam mare mare 1 muaj raportin paralindjes se nuk me duhet tani. Te lutem ky rapport a shtyhet per pas Lindjes dhe a mund te perfitoj une shperblim per lindjen…

  • Pershendetje!
    Jam e interesuar te di nese nje grua ne periudhen qe eshte shtatezene ndryshon punen por kalon direkt ne sigurime dhe ne punen tjeter a eshte e njejte menyra e llogaritjes se perfitimeve, apo duhet qe 12 muaj para lindjes te jene ne te njejten kompani?
    Faleminderit!

  • Balla ne se perfitimi I leje lindjes vjen pas perf.te lindjes parardhese por qe para perf ka vec periudhes me raport edhe siguracion kush merret si baze llogaritje .flm

  • Ju lutem mund te me ndihmoni pak. Problemi ime qendron ne faktin qe punedhenesi spo me dorezon raportet tek ISSh-ja . Per faktin ae ka 7 – muaj pa i paguar siguracionet. Un tek tatimet dal e deklaruar, si un e koleget e mi te punes. A eshte e ligjshme kjo??? Si nuk ka kontroll nga tatimet per ket . Ku pronori nuke paguan siguracionet edhe punetoreve na i ka mbajtur siguracionet nga paga 11.2 % te pages . Çfare mund te bej un se kam 3 muaj qe pres lelej e lindjes i kam cuar 3 raporte deri tani edhe asgje . Madje ka 2 muaj me thot jo neser jo pasnerer do I paguaj.

  • Pershendetje! Pas 63 diteve te lejes se detyruar te paslindjes, ne te gjitha rastet i takon gruas te vendose nese dhe sa do e vazhdoje lejen? Apo ka ndonje rast kur kete mund tia diktoje punedhenesi edhe pse gruaja nuk eshte dakort? (Mesuese ne shkolle private)
    Faleminderit

  • Prsh .doja te pyesja nese ka ndonje problem ne rast se lejen e lindjes nuk e merr 35 dite para por 2jave para lindjes ? A ndikon ne ndonje gje kjo ? Psh . Nese leja esht marre me 1 qershor dhelindja behet me 23qershor ? . Faleminderit

    • Pershendetje!Jam e punesuar ne arsim,me kontrate definitive,jame me leje te zakonshme.Shtator kam lindjen,a duhet te mar me patjeter lejen e paralindje?Faleminderit per mirkuptimin.

  • Pershendetje. Une I kam plotesuar te gjitha dokumentet qe duhen per te perfituar kete gje me ane te bashkeshortit I cili eshte I siguruar. I kam derguar te gjitha dokumentet ne drejtorine e sigurimeve shoqerore sic me tha dhe ekonomisti I cili me ndihmoi per procedurat kam pothuajse 20dite qe kam derguar dhe raportin dhe akoma nuk me Kane kaluar shumen qe me takon. Doja te dija se sa eshte koha qe duhet te pres per ti marre ato para? Ju faleminderit nese me pergjigjeni…

  • Jam nje nene qe kam sjell ne jete femin e dyte jetoi ne greqi jam e siguruar ne shqiperi per nje vit e keta te sigurimeve ketu ne elbasan me thon qe ste takon para lindiam me ktheni pergjigje ju lutem

  • Prsh doja te dija sa eshte leja per burra kur une e kam pagen 26 mije leke te vjetra 6 muaj para lindjes se djalit

  • persh doja te dija kam nje muaji qe kam lindur i kam plotesuar te gjitha dokumentat fola dhe me ekonomistin raportet jan dorezuar po smw ka kaluar asnje pag sa kohe dubet qe tw kaloj8 paga …

  • Pershendetje !
    A mund te perfitoj leje lindje ne rast se jam shkeputur nga puna qe ne momentin qe kam qene shtatzen dhe kam rifilluar pune ne muajin e 7 te shtatzanis . Pra gjate 7 muajve nuk kam qene e siguruar ndera para po .

  • Pershendetje !
    Jam shtatezene ne muajin e 7- te . Jam shtetase e huaj ( Mali i Zi ) cfare perfitoj si nene e re nga shteti shqiptar ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *