Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit padit në prokurori kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe drejtorin e Policisë së Bashkis së Tiranës Florenc Hoxha.
Shkak është bërë një leje ndërtimi për një objekt pranë Ambasadës Amerikane dhe Shkollëve të Gjuhëve të Huaja në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Godina është bllokuar por ndërkohë ajo ka leje të rregullt nga Bashkia.
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i bashkisë e cila ka paditur kreun e IKMT.
Deklarata e plote e Bashkisë
Edi Rama ka intensifikuar një fushatë shpifjesh ndaj Bashkisë së Tiranës dhe për këtë ka zgjedhur figurën e dhunës dhe korrupsionit qeveritar të shkatërrimit të pasurive dhe gjobave korruptive ndaj qytetarëve,drejtoreshën famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj.
Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit. Përputhshmëria e dokumentacionit të çdo leje të miratuar nga Bashkia, me përcaktimet e PPV apo legjislacionit në fuqi është lehtësisht e verifikueshme nga çdo autoritet apo palë e interesuar. Është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, lartësi e cila është saktësuar edhe në Planin e Detajuar Vendor, mbështetur në përcaktimet e nenit 11 dhe 25 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë dhe lartësinë e propozuar për çdo nënnjësi, siç sqaruam më sipër.
Janë respektuar të gjitha distancat e përcaktuara në nenin 40 të rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me VKM nr.502 dt.13.07.2011, si ato mes strukturave, nga kufiri i pronës që zhvillohet apo nga trupi i rrugës (vija e ndërtimit e krijuar nga ndërtimet ekzistuese ose e përcaktuar nga PDV, sipas përcaktimeve të pikës 13 të këtij neni).
Koeficienti i shfrytëzimit të pronës është 40%, siç parashikohet në planin e përgjithshëm vendor dhe planet e detajuara vendore dhe ligjin e planifikimit të territorit, shumë larg lejeve me koeficient 80% – 120%, të miratuara nga Rama më parë, vetëm pak metra më larg. Sipas planit të përgjithshëm vendor është bërë shpërndarja e barabartë e metrave katrorë ndërtim për çdo metër katror pronë që i nënshtrohet zhvillimit.
Pra, bien të gjitha mashtrimet e Edi Ramës përmes drejtoreshës famëkeqe të INUK, Dallëndyshe Bicaj ndaj së cilës Bashkia e Tiranës po përgatit kallëzim penal për veprën penale, kallëzim të rremë, parashikuar në nenin 305 i Kodit Penal.
Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur dhe vazhdojnë të mbërrijnë me dhjetëra denoncime nga qytetarë që janë goditur dhe dhunuar paligjshmërisht dhe u janë vënë gjoba korruptive nga INUK i Dallëndyshe Bicajt, Ergys Hoxhës dhe Edi Ramës.
Bashkia e Tiranës siguron qytetarët se çdo rast të denoncuar, për prishje në kundërshtim me ligjin dhe për gjoba korruptive nga përmbaruesi personal i Dallëndyshe Bicajt po trajtohet me seriozitet dhe do të dërgohet para drejtësisë. Bashkia e Tiranës fton qytetarët e prekur nga banda e INUK të vazhdojnë denoncimet e këtyre rasteve, pranë Bashkisë së Tiranës.

Te dalesh e te thuash lloj lloj brockullash pa fakte eshte shpifje,te denoncosh ne prokurori eshte nje gje komplet tjeter…pastaj kush flet per fushate shpifjesh…ju… haahhahahaha
BASHKIA E LULUSE SE SALIUT ESHTE BERE SI KOMENTUESIT DRU ME PRE ENVERISTA NE DITA.
Ne vend qe te shikojne KULCEDRAT e tyre prej betoni qe po miratojne cdo dite po zene frymen e Tirones si ne perrallat biblike, fabatiket e PD-se na tregojne pa asnje argument se cdo gje eshte ne rregull me ligjin dhe me distancat kur IKMT-ja pohon ate qe shikojne te gjithe ashiqare
NJESOJ SIC BEJNE FANATIKET E ENVERIT SA HERE DEL NE SKENE ANTIKRISHTI I TYRE GJAKATAR.
Sa qejf i kane keto perplasjet keta. Paret i kane bere, tani i ka ngelur vetem te bejne palle nga pozitat e te forteve e te pasunareve qe kane kohe per tu tallur me pushtetin.
A eshte e studiuar zona,a ka studim urbanistik?A eshte miratuar studimi nga organet kopetente?Ligji per urbanistiken kerkon vec te tjerash studimin tersor apo pjesor urbanistik..
OR,INTELEKTUAL,OR NASRADUMUZOR SHKRIMTARI DESHTUAR,OR PERKTHYSI I HAJVANVE,PO CPATE ME ENVERISTET DHE ENVERIN MORE JAHU?
Po,ktu behat fjal per nji godan te dhanun me leje nga bashkia,por jo ne formen e regulloren e duhur more pulaxhiu i zogut te burgajetit,dhe shpiun i serbis.