Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Lejet e ndërtimit, INSTAT: Jepen 298 leje në 6 muajt e parë të vitit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Lejet e ndërtimit, INSTAT: Jepen 298 leje në 6 muajt e parë të vitit
Ekonomi

Lejet e ndërtimit, INSTAT: Jepen 298 leje në 6 muajt e parë të vitit

Gazeta Dita
Published September 28, 2017
Share
SHARE

Në tremujorin e dytë të këtij viti numri i lejeve të ndërtimit në Shqipëri ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë si 6 mujor Lejet e dhëna për ndërtimet e reja në Shqipëri janë trefishuar krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose me shifra 135 leje më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e dytë janë dhënë 197 leje.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të lejeve e ndjekur nga Fieri, Vlora dhe Elbasani. Numri i lejeve të miratuar për banim zë 61,4 % të numrit gjithsej të lejeve ndërkaq numri i lejeve miratuar për hotele, zyra, qendra tregtare dhe industriale zë 38,6 %.

Ndërkohë në total për pjesën e parë të vitit 2017 janë dhënë 298 leje nga 163 që janë dhënë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori i ndërtimit është një ndër kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike dhe rritja e lejeve në Tiranë lidhet me miratimin e planit urbanistik.

Ndërsa për sa u përket qyteteve në pjesën e parë të këtij viti ato që kanë rritje të numrit të lejeve janë Vlora, Elbasani,Gjirokastra dhe Korça ndërsa rënie Lezha, Berati dhe Shkodra.

Gazeta Dita September 28, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?