Lejet e ndërtimit vetëm për bashki që kanë plane territori

Saimir Lleshi

Lejet e ndërtimit do të jepen vetëm për ato bashki që kanë një plan urbanistik. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte dje në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese në një seancë dëgjimore.

Deputetët demokratë e pyetën ministren për bllokimin total të lejeve të ndërtimit.

“Kemi një bllokim total të ndërtimeve dhe dhënien me pikatore sipas oreksit  të monarkut për sarajet tek Liqeni, për vetëm ata 5 nëdërtues në territorin e Tiranës. Një element antikushtetues që ju ka bërë të mbani flamurin e përkeqësimit të klimës së biznesit në Shqipëri zonja Ministre”, tha deputeti demokrat Elidon Bushati.

“Që me ligjin e planifikimit të territorit të hartuar në vitin 2009 është që: Asnjë institucion nuk mund të japë leje ndërtimi pa pasur të miratuar planin. Janë dhënë leje të kundraligjshme prandaj jemi përballë këtij realiteti me inforamlitet dhe me kaos në zhvillimin urban” , u shpreh ministrja Eglantina Gjermani.

Ministrja Gjermeni ka bërë prezantimin e planit të përgjithshëm kombëtar; planit të bregdetit dhe projektit për bashkimin ekonomik Durrës-Tiranë, si edhe shqyrtoi nen për nen projektligjin “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

E pranishme në mbledhjen e Komisionit ishte Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermani e cila bëri edhe një prezantimin të planit të bregdetit dhe projektit për bashkimin ekonomik Durrës-Tiranë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *