Lejuan ndërtime në Butrint, KLSH denoncon 2 ish-drejtuesit e ALUIZNIT

redaktor

Kontrolli i Lartë i Shteti ka ngritur kallëzim penal për ish-drejtorët e ALUIZNI-t në Sarandë pasi kanë lejuar legalizime të jashtëligjshme në bregdet.

Sipas KLSH-së ish-drejtuesit V.K, L.C, M.N, G.Z, P.P DHE B.J kanë lejuar edhe ndërtime në zonën arkeologjike. KLSH bën me dije se në zonat arkeologjike në Sarandë rezultojnë 45 objekte pa leje.

KLSH bën me dije se kallëzimi penal është bërë pas një auditimi për veprimtarine e ALUIZNI-t të Sarandës në periudhën 2011-2013.

“Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh bazuar në të cilat dërgoi në Prokurorinë e Rrethit Sarandë për kallëzim penal ish drejtorët e këtij institucioni, R.T në periudhën Janar 2011-Gusht 2011 dhe V.K në periudhën Shtator 2011- Shtator 2013 me akuzën e shpërdorimit të detyrës për legalizimin e objekteve informale mbi monumentet arkeologjike, për cënim të integritetit të Monumenteve të Kulturës, si dhe shkaktimin e mungesës së të ardhurave për fondin e kompensimit monetar subjekteve ish pronarë në buxhetin e shtetit, si dhe për moskryerjen e procedurave ligjore gjatë procesit të legalizimit.

A. Për ish Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë V.K dhe drejtuesit L.C, M.N, G.Z, P.P dhe B.J:
-Për shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti tek posedues i ndërtimit pa leje.

-Për lejim të parregullsive në plotësimin e dosjeve, duke legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin si:
– Në 148 raste, për sipërfaqen 15,216.2 m2, (këto sipërfaqe në asnjë rast nuk mund të parcelizohen ) arkëtuar më pak, në vlerën 158,324,960 lekë (si diferencë e pagesës së sipërfaqes së parcelës ndërtimore të paguar me sipërfaqen e vëtëdeklaruar të përcaktuar në VKM dhe që zotëron poseduesi i ndërtimit informal në fakt) , duke ndarë parcelat ndërtimore. Këto sipërfaqe duhet të shiteshin me vlerën e tregut poseduesve, si rrjedhojë është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit për fondin e kompensimit të ish pronarëve”, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje“, i ndryshuar.

– Në 60 raste për sipërfaqen 1889.34 m2, arkëtuar më pak në vlerën 6,963,959 lekë, duke shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit, pra të ardhura të munguar për fondin e kompensimit monetar të ish pronarëve.”- thuhet në njoftimin e KLSH-së.

Share This Article
4 Comments
  • Berisha dhe klani i tije kane marre persiper te bejen ndryshime ne histori.Per te bere ndryshime ne histori sipas ides se tyre duhet pa tjeter te tjetersohen edhe vendtet me rendesi te madhe arkiologjike . Pra Berisha dhe klani i tije kane marre per siper te bejne mohime te gjithckaje per te humbur gjurmet e zbuluera ne vende te madhe historik sice eshte Butrinti.
    Pra edhe kjo fushat kunder vendeve historike vjen ne kuedrin e pergjithshem te politikes antikombetar Berishiane ku ju vu rrusulla gjithckaje per pasoj edhe Butrintit.
    Procedimi per keta kuadro qe kane cenuar keto vende arkiologjike eshte i drejte dhe pa tjeter qe duhet ti shkohet deri ne funde te gjitha ketyre shkeljeve qe jan eber me dashje.

  • O “Dida”! Po pse shkruan me iniciale per keta zoterinj te korruptuar, ti sikur nuke ke zakon te shkruash me dorashka.

  • Pse ngaterroni te drejten. Lejimin e ndertimeve pa leje kudo qe ndodhin nuk e lejon ALUIZNI, por drejtuesit ligjor te terrenit, konkretisht drejtuesit e Butrintit. Si ben kapercim KLSH e Bujar Leckes duke denoncuar drejtuesit e ALUIZNIT q

  • Pse ngaterroni te drejten. Lejimin e ndertimeve pa leje kudo qe ndodhin nuk e lejon ALUIZNI, por drejtuesit ligjor te terrenit, konkretisht drejtuesit e Butrintit. Si ben kapercim KLSH e Bujar Leckes duke denoncuar drejtuesit e ALUIZNIT qe kane bere pranimin e legalizimit te ndertimit dhe nuk denoncon se pari drejtorin e Butrintit qe ka dhene leje per keto ndertime te paligjshme, i cili duhej denoncuar e denuar i pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *