Lejuan ndërtimet pa leje, nën hetim kryeinspektori i IMT-së Dibër dhe tre inspektorë

J L

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e djeshme se nuk do rë falet askush që ka ndërtuar pa leje.

Menjëherë pas këtij ultimatumi të Ramës, policia e Dibrës është vënë në lëvizje dhe njofton se janë proceduar penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pasi lejuan qytetarët të kryenin ndërtime pa leje.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *