Lekë droge, policia e Elbasanit bllokon 11 llogari bankare

anazapta

11 llogari bankare me vlerë totale 160 milionë lekë të një 29-vjeçari janë bllokuar nga policia e Elbasanit.  Sipas policisë, paratë e sekuestruara 29-vjeçarit Sokol Roçi dhe familjarëve të tij dyshohet se janë siguruar nëpërmjet trafikut të drogës.

Vetë i akuzuari është arrestuar disa ditë më parë në Tiranë, me një sasi lënde narkotike. Policia e Albasanit tha se Roçi e kishte shtrirë aktivitetin e shpërndarjes së drogës në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, ku kishte krijuar rrjete trafiku.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *