Punonjësi i shërbimit të shpërndarjes së pensioneve dhe ndihmave ekonomike, si dhe arkëtimit të energjisë elektrike për Llakatundin, lë në kumar 17,4 milionë lekë të vjetra. Policia e Vlorës njoftoi dje se pas denoncimeve të shumë qytetarëve të dëmtuar, vuri në pranga si të dyshuar 45-vjeçarin Arianit Kojdheli, me detyrë punonjës i Postës së Llakatundit. Hetimet e kryera prej disa ditësh nga policia vendore dhe prokuroria, zbuluan se i dyshuari kishte tërhequr 12 milionë lekë të pensionistëve dhe ndihmës ekonomike, por nuk i kishte shpërndarë. Kurse nga bilanci i dytë rezultonte se edhe 5,4 milionë lekë të tjera mungonin në arkë, ku qytetarët kishin paguar faturat e energjisë elektrike, por figuronin debitorë. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se me këto para, Kojdheli kishte shlyer borxhet që kishte në pikat e basteve dhe kazino, ku kishte luajtur shuma të konsiderueshme.
Pensionet dhe ndihmat ekonomike
Kojdheli ishte prej shumë kohësh punonjës i shërbimit të Postës së kësaj komune, por dhe arkëtar për faturat e energjisë elektrike. Sipas burimeve zyrtare të policisë rezulton se më 24 dhjetor, 45-vjeçari ka marrë 1,2 milionë lekë nga filiali për t’ua shpërndarë pensionistëve, por kur këta të fundit kanë shkuar të marrin lekët e tyre, janë përballur me mungesën të parave. I dyshuari ka nxjerrë pretendime të ndryshme, derisa ka ndërhyrë policia dhe prokuroria. Menjëherë është bërë denoncimi në Komisariat, duke çuar dhe në arrestimin e punonjësit të Postës, nën akuzën e “vjedhjes, me anë të shpërdorimit të detyrës”.
Faturat e OSHEE-së
Por nuk përfundon këtu. Sepse të paktën 15 banorë të tjerë të fshatit Risili, të cilët rezultonin debitorë në Zyrat e OSHEE-së Vlorë, kanë bërë kallëzim penal ndaj personit në fjalë, pasi lekët e faturave të energjisë elektrike që ata i dorëzonin Kojdhelit, nuk janë derdhur në arkë. Task-Forca e OSHEE-së i kishte vënë në dijeni debitorët se rrezikoheshin dhe kjo ka sjellë ankesën e tyre në polici. Nga hetimi deri tani rezulton se ka përvetësuar rreth 5,4 milionë lekë të vjetra, që i shtohen dëmit të mësipërm. Policia njoftoi publikisht qytetarët e zonës së Llakatundit, që të paraqiten për të denoncuar raste të tjera abuzimi të punonjësit të Postës. Verifikimet e kryera deri tani, duke pyetur edhe pronarët e pikave të basteve dhe kazinove në këtë zonë, rezulton se 45-vjeçari ka lozur me shuma të mëdha dhe madje prej muajsh u kishte borxhe të konsiderueshme, që i ka larë ditët e fundit. Ndaj ka dyshime të forta se paratë e pensioneve, ndihmave ekonomike dhe faturat e energjisë janë lënë peng tek pikat e kumarit.

KRAHASONI
Kjo ngjarje ka ndodhur po ne Vlore. Ai kishte qene partizan. Ishte caktuar me pune te ndante triskat e bukes punonjesve te shtetit qe punonin ne fshtarat e Vlores. Eshte fjala per kohen kur buka ishte me triske. Ai shkonte fshat me fshat me canten plot me triska, ngjitej ne male, kalonte lumenj e perrenj, ne dimer e ne vere, per t’u cuar buken atyre njerezve te qyetit qe punonin atje. Por atij i dhimbte zemra edhe per fshataret, per vocrraket qe ende nuk e siguronin dot buken per tere vitin, ndaj nga kontigjenti i triskave per punonjesit qe vinin nga qyteti, ai u jepte edhe familjeve te fshatareve triska. Familjeve me te varfra e me shume femije.
Por halli ishte se ai triskat e bukes i merrte me inventar, me firme, sepse ishin ‘letra me vlere’, dhe mbante pergjegjesi penale per to.
Keshtu, po t’i behej inventari, ai dilte deficit, dhe ligji i asaj qw e shani “diktature” nuk te falte, te conte para pergjegjesise se shtetit te vertete ligjor te atehershem.
Nje dite, erdhi koha te bente inventarin e triskave. Doli qe i mungonin shume, Ai kishte shperndare me shume se sa kishte emra ne liste. Valle ku i kishte cuar ato? I kishte shitur per te marre para? Ua kishte dhene njerezve te familjes sw tij? As njera, as tjetra. Ai “kishte bere sevap”, sic i thone sot “bamiresi”, por… me “mallin”, me “parate” e shtetit”.
Megjithate, ai e kishte punen pisk. nisen t’i kerkonin sqarime, t’i kerkonin llogari, hesap. Ai nuk fliste, nuk tregonte gje, por u thoshte, ‘E bera, me beni c’te doni’. Vetem kaq.
Nje dite, nje fshatar i tij, vjen ne Tirane. Takon Hysni Kapon ne KQ. Ky e pyet vec te tjereve edhe per bashkeluftetarin e vjeter te tij, si eshte me shendet, me pune filani? Ishte fjala per ate qe e kishte punen pisk me triskat.
O, i thote bashkebiseduesi, me shendet mire eshte, por punet i ka keq, se keshtu e keshtu i ka ndodhur me triskat dhe tani e pret gjykata.
Hysniu e njihte mire ate person, ia njihte jo vetem shpirtin, por edhe perkushtimin e tij per punen, per pushtetin e popullit, per popullin. e kishte njohur ne lufte. Ndaj po i vinte keq sesi po perfundonte keshtu, para gjyqit te popullit, ai luftetari i llogoreve, qe kishte marre e dhe plage ne luften per clirimin e vendit.
Mendohet pak dhe me shpirt te vrare, i thote bashkebiseduesit ta kandiste ate te triskave te vinte ne Tirane e te takohej me te.
-Jo, i thote vlonjati, s’te vjen ai, nga turpi ai nuk takon as shoket e tij ne Vlore, jo t’ju dale juve para syve.
-Mire, mire, i thote Hysni Kapo, merre ndonje dite me vete per gjoja ndonje pune dhe pa i thene gje ecni me takoni.
Dhe keshtu ndodhi. Nje dite shperndaresi i triskave te bukes u gjend perballe shokut te tij te llogoreve, Sa nuk i ra pika. E rrasi edhe me shume kasketen mbi koke, siper vetullave, qe te mos i shiheshin syte, Por jo, Hysniu zemermadhi nuk e lendoi aspak, nuk e ngacmoi, nuk e qortoi, por me shpirtin e tij te madh, sic e kishte, e ftoi ne shtepi per nje kafe dhe te bisedonte me te. E pyeti per shendetin, per familjen, per shoket dhe me lezet doli te puna,
a lodhej, a mundohej, a kishte shqetesime.
E pyeti a i kishin dale ndonjehere nw rruge per t’ia grabitur canten me triska. Ai kercente perpjete dhe i pergjigjej: -Jo, shoku Hysni, c’eshte ajo fjale?! Nuk e ben njeri kete gje ne Vlore!
Me pas, e pyeti, me ze te ulet, se a kishte marre ndodnje triske per vete a miqte.
Triskaxhiu u pre ne fytyre.
– Nuk e prisja te ma thoshe kete, i tha. A mund ta bej une nje gje te tille, o Hysni? Per kete e beme luften na? Kurren e kurres…
-E di, e di, i tha Hysniu, por ta thashe ashtu kot, mw fal! Po, mire, si shkon neper fshatra?
-Po ja, mw kwmbw, ndonjehere me kafshe, kur qellon ndonje fshatar rruges.
-Po, ne dimer, a kalon lumenj a perrenj.
-Po, shoku Hysni, me dhjetera here, madje, kam qene edhe duke u mbytur…
– Po, mire, a derezi, i thote Hysniu, nuk ta rrembeu vala e lumit ndonjehere canten?
Ai hidhej pwerpjete, – Jo, shoku Hysni, e mbaja frot krahaqafe, une ate ruaja si syte e ballit, ishte buka e femijeve te atyre mesuesve, infermiereve e te tjere…
-Po thuaju atyre te gjykates, mor shok, ma mori lumi canten me triska dhe mbylle hesapin.
Ai jo qw jo. -Jo shoku Hysni, nuk eshte e vertete kjo, nuk mund ta genjej pushtetin tim qw e solla me pushke.
-Po cila wshtw e vwrteta atehere? – e pyeti Hysniu per ta degjuar nga goja e tij te verteten.
Ai, me tere burrerine e tij ia kthen:
-Ua kam dhene femijeve te fshatareve te pabuke, Hysni. Pushteti im le te me denoje.
-Per kete qe ke bere pushteti yt nuk te denon,- i tha Hysniu,- shko atje, thuaju te verteten dhe ate valen e lumit qe ta mori canten, mos harro pa ua thene gjyqtareve.
Dhe ai nuk u denua, Triskat e bukes , “leket e popullit” ia kishte dhene popullit, se per ate kishte bere edhe luften.. Ashtu e gjykoi, ashtu e kishte urdheruar zemra, ashtu beri. Per vete s’kishte marre asnje therrime buke. Per kete ishte i qete.
Krahasojeni tani kete njeri, qw mbahet mend per te mire, per ndershmerine e tij, per dashurine e tij per popullin dhe per pushtetin e tij, me ate postjerin e Llakatundit sot qe grabit leket e te varferve per bixhoz.
Krahasojeni me ate pisin e Bankes se Shtetit qe grabit miliardat e lekeve te popullit per t’i lene bixhoz.
Krahasojeni me Fullan cobanin qe e vune te ruante pasurine e popullit dhe u pasurua per vete me tere ato mariefete qe thone se ka bere me tenderat e me mensat e skuadrat e vollejbollit te stafit te vet hajdut, sa i biri fshin djerset me kartemonedha 500-euroshe, dhe ky drejtor i madh sa nje guvernator nuk mbaka asnje pergjegjesi penale jo e jo, por as morale, dhe nuk ndien asnje vrarje ndergjegjeje (e ku ka ndergjegje ai Fullhan) per cka ndodhi ne vathen e tij ku fluturuan miliarda nga gjaku i popullit qw ai me shoke qw e kane vene aty e shkelin me kembe, e varferojne dhe e poshterojne ne ekstrem, dhe ka sy e faqe dhe del ne publik e neper ballo presidenciale.
Se fundi krahasojeni shtetin ligjor te “diktatures”, qw punonjesin e shtetit, edhe pse nuk kishte pervetesuar as nje gram buke per vete e familjen e tij, e vinte ne mengene, e nxirrte para pergjegjesise, krahasojeni pra me shtetin e sotem antiligjor, ku vjedh ministri miliiardat e Rrugws sw Kombit dhe ia mbyll ndjekjen penale per procedure. Sa komike dhe sa tragjike….
Ju ka marre lumi, ju o pseudodemokratet e sotem, qe shani dite e nate “diktaturen” dhe ngrini lart vjedhesit dhe vrasesit, i promovoni, u jepni pushtet, vini ujkun “demokrat” te ruaje vathen, te grije edhe ato pak pasuri kombetare qw kanw mbwtur pa u grabitur dhe te rrjepe perdite e per ore lekuren e popullit te varferuar ne ekstrem.
Jazek i qofte kesaj demokracie qe keni sjelle, vec per te vjedhur per vete pushtetaret, qw bwjnw jete sheikesh, jazek i qofte ketij shteti, qw vetem ligjor nuk eshte, vec antiligjor, qw merr ne mbrojtje megahajdutet Basha, Berishet, Lulet, ata te bllokut te xhepit etj, dhe fut ne burg ate qw vjedh nje cope buke si zhan valzhani..
Krahasojeni kete palo demokraqi qw propagandoni me ate demokraci te “diktatures”. Jeni shume larg, zoterinj, por populli nje dite do t’jua rezervoje fundin. Por ju nuk do te justifikoheni dot se thaset me para jua ka marre lumi…
PS.Historia qe ju tregova nuk eshte perralle, por nje vertete e madhe, nga duhet nxjerre mesim
Xhateli? Më kënaqe me këtë histori njerëzore të rrallë! Shumë, shumë domethënêse për kohën e sotme të antimoralit,të antihumanizmit e të antipatriotizmit!? Sado të madhe t’ia bëj “B-në” , Bravo-s për ju , nuk do të mjaftonte t’ju falenderoja! Nderime! Njëmijë herë nderime!
Eh mor xhateli, smund te krahasoj burrat, me dobicet, se i bie qe te jem edhe une doc i docerve.
Ai ish partizani, ishte burre, qe spurdhjaket e salloneve te pederasteve, nuk duan ti shohin, duan ti harrojne.
xhateli,
Me vjen shume keq se nuk te njof dhe as me njef. Duhet te kesh degjuar se sigurimi i shtetit kishte nje zyre speciale qe pregatiste qellimisht thasheshemet ne popull. Kjo behej sidomos kur “partia” kishte vendosur te hante ndonje nga njerezit e saj. Di shume mire se para se te arrestohej Kadri Hazbiu dhe shume “udheheqes te tjere trima” papritmas ne Tirane qarkullonin gjoje me goje historira “sekrete”. A je i sigurte se edhe historia qe tregove nuk ishte nje prodhim i kesaj zyre per te ngritur lart “Figuren” e Hysni Kapos ?
Megjithese jam i asaj zone,por nuk e kam degjuar ate histori qe komenton xhelali ,qe munde te jete edhe e vertete ! Nji xhest prekes eshte . Kurse vjedhjet e sotme ne rang zyrtar apo shteteror,si mund ta them ,jane haptazi .
Bie prape dakord me xhelalin e mesiperm ,kur thote se diktatura te pakten nuk kercenonte parate publike !Ato ishin te shenjta !Diktatura e proletariatit ,qe disa nuk e honepsin,jo se une e dua ,por per disa gjera more vellezer,ishte e drejte.Kam njohur nji raste ne Divjake,sepse kam bere ushtrine atje,ku nji llogaritare ne banken e Divjakes ,vodhi nga paret qe i shperndaheshin popullit per punet e pergjitheshme .Dhe sa pare VODHI???I bije me euro rreth nja 3 euro !
E futen ne burg 15 vjete ! I beri kokerr per kokerr .Shqiptarit po nuk i ushtrove diktature ,nuk merr vesh !Kurse ai tjetri nga LLakatundi vodhi miliona para,qe nuk ishin para !Ato vellezer ,ishin ‘bombula oksigjeni ‘per te mbijetuar llakatundasit !Pensione pleqesh !100 euro …per tere muajin !{LE TI MARRIN ATIJ BIXHOZXHIUT SHTEPINE,TOKAT DHE GJITHSHKA,DHE NUK ME VJEN KEQ FARE ,QE TE MESOJNE TE TJERET !
diktaturen dota kerkom,or miku,por nuk dota gjejm askundi,se markatizmi amerikan nuk e lejon or lum miku.Markatizmi qe njiqinde e sa vite e lifton ne gjitha menyrat,komunizmin or mik,kete i din ti,dhe une,por mire eshte qe brezave qe kan lindur pas 1990,me jua tregue se,si kemi pase nji rezhim dikur te qujtur diktatura e proletariatit,qe vegjelia e bente drejtsin,e jo byrokracia demokratur,pra te leni gjurmet e te mos fshihen nga hienat,dhe hajdutet e popullit,pse bartasin kta kunder historis,pse mundohen te shperbejne te kaluaren ata nuk duan qe brezat qe vijn pase te din per 45,vite histori se brezat dotju kerkoin llogari per shkatrimin e pasuris dhe kultures,prandaj te gjathte e te majte jane cue ne kembe qe jo,ti hapim dosjet,jo te bejme kete,e ate,jo kta duhet hapur,jo kshu duhet bere,se e dine se po te hapen dhe te mos retushohen dhe te mos fallcifikohen,ju del boja ktine,dhe e shofin vehten ne ato dosje,pra kta i kan hyp gomarit kah e prapa or miku xhelil,
shqiptar sharri,
Me vjen keq qe ti glorifikon komunizmin dhe socjalizmin real shqiptar pa e jetuar ate si une. Mendoj se eshte detyra ime qytetare ti tregoj realisht rinise shqiptare disa nga “mrekullite” qe kam jetuar vete ne “parajsen” e diktatures shqiptare dhe konkretisht :
– A e di ti more zoteri se per te blere nje liter qumusht per foshnjet duhet te ngriheshe dhe mbaje radhe ne oren kater te mengjezit dhe nuk e kishe te sigurte ne se do bleje apo jo.
– A e di ti more zoteri, se mishi, kafja, vaji etj. shiteshin me lista ?
– A e ti more zoteri, se ne Tirane nuk kishte dyqan ku shitej mish pa liste?
– A e di ti more zoteri, se anetaret e byrose politike te partise kishin nje dyqan special ku gjeje dhe qumusht dallandysheje dhe fshatari hante vetm buke misri me reth 15 cm te trashe qe as me plumb nuk shpohej?
– A e di ti more zoteri, se kur fshatari kishte dasme vinte ne Tirane tek dyqani i bukes dhe ju lutej qytetareve te blenin per te buke gruri?
– A e di ti more zoteri, se fshataret nuk lejoheshin te kishin lope sepse me urdher te qeverise budallaqe u be tufezimi i bagetive .
– A e di ti more zoteri, se kur ullinjte ktheheshin nga eksporti per cilesi te keqe njerezit turreshin se te cmendur me kazana, bidona, etj per te blere ullinj .
– A e di ti more zoteri, se dhuratatat qe na jepeshin nga partneret e huaj gjate takimeve te punes ne protokollin e tregetise se jashteme duhet ti dorezonom me firme pa tjeter ne nje zyre ne protololl dhe pastaj keto dhurata shiteshin ose dhuroheshin ne dyqanin e anetareve te byrose .
– A e di ti more zoteri se kur dilja me sherbim jashte shtetit duhet te ishim minimumi dy veta.
– A e di ti more zoteri, se Shqiperia u mbush me bunkera dhe turistet e huaj talleshin me neve shoqeruesit duke na pyetur ne se keto bunkera ishin qe fshataret te benin dush kur djersiteshin.
– A e di ti more zoteri, se fshataret qe mbillnin pambuk kur turistet i pyesnin per moshen ato dukeshin si dyzet vjece dhe thoshin se ishin vetem 20 vjece.
– A e di ti more zoteri, se vjeleset e pambukut merrnin vetem 30 leke ne dite dhe une si inxhinjer elektirk 300 leke ne dite ?
– A e di ti more zoteri se tanket T35 qe kishte ushtria jone e lavdishme ishin tanket e betejes se Kurskut ne vitin 1942 ?
_ A e di ti more zoteri se ne Shqiperi nuk kishte coca-cola, banane, camcakiza sepse ishin simboli i kapializmit.
– A e di ti more zoteri se nena ime bente triko me pagese dhe kur binte dera e shtepise duhej te fshiheshin shtizat dhe leshi i trikos, sepse shteti budalla nuk lejonte qe nena ime e semure dhe qe nuk punonte te fitonte dicka.
_ Ne se njerezit ishin kaq te lumtur ne ate parajse si e spjegon ti qe ambasadat dhe anijet u mbushen plot me njerez qe deshen te largoheshin sa me pare.
_ A e di more zoteri, se nje jave perpara pashkeve nuk gjeje ne treg veze sepse qeveria kishte frike se te krishteret i lyenin vezet ne shtepi me ngjyre te kuqe dhe festonin fshehtas pashket.
– A e di ti more zoteri, se ne Shqiperi u hap per nje kohe ne Shkoder muzeu kunder fese, i cili u mbyll sepse pati nje reaksjon te forte jashte shtetit.
– A e di ti more zoteri, se ne aeroportin e Tiranes kishte nje berber, i cili i detyronet turistet dhe bisnesmenet me mjeker qe ose te ruanin mjekren ose nuk lejoheshin te futeshin ne Shqiperi. Ky urdher budalla u anullua sepse shume tregetare qe ne kishim interes u larguan te indinjuar nga kishin ardhur pa perfunduar kontratat qe ne kishim leverdi si shtet. Kete presjon qeverise ja beri me te drejte ministria e tregetise se jashteme.
– A e di ti more zoteri, se kur avjoni ulej ne Tirane, ne avjon futej nje oficer dhe nje ushtar me kallacnikov ne dore qe merrnin pasaportat tona dhe te huajve qysh ne avjon. Te vinte turp te ishe qytetar i Repulikes Popullore te Shqiperise.
– A e di ti more zoteri, se VETEM per anetaret e byrose politike ne plazhin e Durresit kishte nje siperfaqe te madhe qe rruhej me ushtri.
– A e di ti se ne shume qytete si Durres, Vlore, Pogradec, Dhermi etj, Enver Hoxha kishte vilat e veta.
– A e di ti more zoteri se ne Tirane eksistonte per anetaret e byrose Blloku ku nuk futej as miza.
– A e di ti more zoteri, se kur behej nje dasme ajo duhej te fillonte dhe mbaronte me kengen “Enver Hoxha o tunjgatjeta”.
– A e di ti more zoteri se kur kishe dasme merrje nje autorizim specjal me vule dhe firma nga lagjia per te blere nje sasi te caktuar mishi ndryshe ku do ta gjeje mishin.
– A e di ti more zoteri se pajen e vajzes ose motres duhet te coje naten ne shtepine e burrit sepse nuk shifej mire nga qeveria.
– A e di ti more zoteri se shteti kishte ne dore punen, shtepine dhe shkollen e femijeve.
– A e di ti more zoteri se ambasadat, ministrite etj. Ishin mbushur me militante injorante dhe vajza, djem, vella dhe motra te shefave komuniste dhe se te ishe punonjes ambasade duhet te ishe i martuar me femije qe kishe lene ne Shqiperi.
– A e di ti more zoteri, se ne se ti arratiseshe e gjithe familja jote internohej .
– Ne se vjehri ose vjehra jote beheshin “armiq te partise” ti duhet te lije gruan dhe femijet perndryshe internoheshe ose futeshe ne burg edhe ti vete.
– A e di ti more zoteri, se ne se vellai,motra, kushuri etj kishte qene ne burg per politike ti nuk duhej ti flisje ose ti shkoje per vizite ose kur ai ose ajo kishin dasme ne familje.
– A e di ti more zoteri, se perpara se dikush te varrosej i lexohej nga keshilli i lagjes kontributi qe kishte dhene i vdekuri ose familja e tij ne luften nacjonal clirimatare. Eshte per te qeshur dhe qare, por eshte e vertete.
– A e di ti more zoteri se magazinat e ambasadave shqiptare neper bote ( i kam pare vete ) ishin te mbushura me “veprat e Enver Hoxhes” ne gjuhe te huaja qe nuk i lexonte njeri. Keto “vepra” ishin botuar kot me leket e popullit.
– A e di ti more zoteri se ne ne Shqiperi nuk kishim pasaporta private per te dale jashte shtetit si puna jote ne Kosove.
– ¬ A e di ti more zoteri se nga partia punohej qe te behej UNIFORMIZIMI I SHOQERISE.
– A e di ti more zoteri se ne Shqiperi nuk egzistonin avokatet mbrojtes neper gjykata.
¬
_ Kur te paska pelqyer kaq shume Shqiperia e dikatures pse nuk mbete atje por erdhe ne Zvicer dhe na ben teorira.
Te mirat e diktatures :
Hapi rruge, shkolla, hapi kopeshte dhe çerdhe per femijet, çduku analfabetismin, hapi hekurudha, hapi institute studimesh ne shume fusha te ekonomise, kultures shkences etj, hapi biblioteka, muzeume, galeri artesh, teater, teater operash dhe baleit, krijoi ansamblin e kengeve dhe valleve popullore, hapi qendra arkeologjike kudo, bente filma shqiptare, krijoi shtetin, kishte rregull e disipline, nuk kishte korupsjon, diferenca e rroges midis punonjesit te thjeshte dhe dretjtorit ishte maksimumi nje me dy, shteti me kushtetute nuk lejohente te kishte borxhe me jashte.
Gezuar vitin e ri 2015