Papa Françesku ndoqi gjatë audiencës së përjavshme në sheshin ”Shën Pjetri” një demonstrim taekwondo, që u zhvillua nga 10 të rinj koreanë, djem dhe vajza me origjinë nga dy Koretë.
Nën tingujt e ”Ave Marias” të Franz Schubert, pesë atletë me kimono të zezë dhe pesë të tjerë me kimono të bardhë shpalosën një demonstrim të taekwondo nën vështrimin kurioz të papës argjentinas.
Demonstrimi u mbyll me lëshimin e një pëllumbi në shenjë paqeje që u krye nga një vajzë e vogël koreane me kimono.
“Të shohësh së bashku dy Koretë është një mesazh paqeje për mbarë njerëzimin” u shpreh Papa Françesku.
Një banderolë me shkrimin “Paqja është më e vyer sesa fitorja” u shpalos gjatë audiencës.
“Selia e Shenjtë po ndjek, mbështet dhe inkurajon këtë takim”, ishte shprehur papa Françesku në fund të muajit prill para samitit historik mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor Moon Jae-in.
a.s/dita

Papa ka ngelur pa pune, ja se me cfare merret.
T’i beje kerkese Ed Palloshit t’a punesoj nepermjet zyrave te Papunesise.