Leku dobësohet sërish përballë monedhës europiane

anazapta

Euro e ka mbyllur javën në vlerësim në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar Bankës së Shqipërisë euro e nisi javën në kuotën e 140.1 lekëve dhe e mbylli në 140.27 lekë duke u vlerësuar kështu me 0.17 lekë gjatë kësaj jave. Gjithsesi kjo javë ka mbajtur një euro në nivel relativisht të ulët larg nivelit prej 141 lekësh duke ruajtur këmbimet në rreth 140 lekë. Shkak për të këtë është bërë kërkesa e ulët në treg për euro si pasojë e rënies së konsumit, investimeve, etj. Sipas ekspertëve, euro nuk pritet të zbresë nën kuotën e 140 lekëve pasi vetë Banka e Shqipërisë ndikon në ruajtjen në këtë nivel. Dollari nga ana tjetër e mbylli javën në dobësim duke mbetur në kuotën e 101 lekëve dhe duke ruajtur kështu një nivel të ulët këmbimi kundrejt monedhës vendase.

Share This Article
1 Comment
  • Pse ka qënë leku ndonjëherë i forté? Me ekonomi të sakatosur si mund të bëhet leku ndonjeherë i fortë? Levizjet plus ose minus të euros e dollarit ju i quani pluse ose minuse të lekut!? Leku nuk ndjek këtë kurbë o zotërinj por kurbën e ekonomise shqiptare e cila ka 23 vjet me brekë nëpër këmbë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *