Leku fiton pikë ndaj euros

anazapta

Monedha vendase ka marrë pak frymë lirisht gjatë javës që lamë pas, pasi prej mëse tre javësh kishte qenë nën presione nënçmuese. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të premten një euro u këmbye me 140.22 lekë, nga 140.27 lekë që ishin hapur raportet e këmbimit të hënën, ndërkohë që java e kaluar ishte mbyllur në kuotat e 140.31 lekëve. Në raport me dollarin, monedha vendase u nënçmua të premten, megjithatë ajo e mbylli javën në kuota më të larta në krahasim me të hënën, kur këmbehej me 103.19 lekë. Në tregjet ndërkombëtare, dollari këmbehej me $1.3614 për euro nga $1.3609 dje. Monedha amerikane pritet të jetë e dobët, teksa pritet që shefja e Rezervës Federale, Janet Yellen, të dëshmojë para ligjvënësve javën e ardhshme, ndërsa tregtuesit kanë vënë bast se banka qendrore do të rrisë normën e interesit. Në tregun e brendshëm, sipas aktorëve të tij, kërkesa për valutë është zbehur disi, dke reflektuar tendencën sezonale, ndërkohë që prurjet nga turizmi kanë filluar rritjen, ndonëse janë ende të dobëta, për shkak se pushuesit nga Kosova, që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në vend kanë shtyrë pushimet për shkak të muajit të Ramazanit.

Share This Article
2 Comments
  • DY FJALE MBI KEMBIMIN VALUTOR

    E para monedha shkembehet kryesisht ne baze te nevojave te investitoreve te huaj, te vegjel apo te medhenj qofshin ata.
    Forcimi i lekut dobeson eksportin e prodhimeve shqiptare dhe, pavaresisht qe ketu permendet si faktor percaktues i vleres ditore Banka e gangsterit Fullani, ne te vertete eshte tregu valutor ai qe thote fjalen e tij.
    Nga linku i meposhtem shihet qarte tendenca e forcimit te lekut qe nga 21.05.2014 ku arriti vleren e 137.15 lek/euro.
    Edhe dollarin ne shkembim me lekun mun ta hulumtoni ne te njejtin site-online, duke ju kujtuar nje artifice te vogel por te domosdoshme qe nuk e keni ditur asnjhere:
    Simboli i lekut ne tregjet valutore eshte “ALL”, po te futni kerkesen p.sh. Eur/All do ju jape tere monedhat e botes (all = te gjitha angl.) duke perjashtuar lekun shqiptar. Truku i vogele eshte : eur/all lek albanese, po ashtu per usd/all lek albanese vazhdimin ne linkun e meposhtem.
    http://www.fxempire.it/valute/eur-all/grafici-live/

    • OPS ! nje lapsus i pa falshem per mua. Ne rastin e “leku fiton pike” ai nuk forcohet po dobesohet dhe per pasoje shtohen eksportet, ne te kundert kur “leku humb pike” ai forcohet dhe importet pakesohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *