Prurjet e pakta të emigrantëve, ulja e numrit të turistëve, dhe ankandi i bonove në euro po mbajnë të fortë monedhën e përbashkët. Në këtë mënyrë monedha vendase nuk po arrin që të forcohet ndaj asaj evropiane në dy javët e para të gushtit, ndryshe nga sjellja sezonale e viteve të kaluara, kur prurjet e emigrantëve dhe oferta më e lartë për valutë nga turistët ndikonin pozitivisht në forcimin e lekut. Të premten një euro u këmbye me 139.92 lekë, teksa ka shënuar tendencë të lehtë rritëse gjatë gjithë ditëve të javës. Një vit më parë, në 16 gusht, një euro këmbehej me 136.85 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj sjelljeje lidhet me disa faktorë, si në kahun e kërkesësn, ashtu dhe të ofertës. Gjithashtu në muajin shtator pritet të ketë një forcim tjetër të euros në bazë të sjelljes historike të viteve të mëparshme. Sipas aktorëve të tregut euro mund të arrijë deri në 143 lekë në fund të vitit.
E mjera Shqiperi