Lëkundet sërish vendi, tërmet 4 ballë në Lezhë

Ornela

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme rreth orës 15:03 në disa qytete të vendit, epiqendra ka qenë midis Lezhës dhe Rubikut

Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 4 ballë. Tërmeti ka qenë me një thellësi 5 kilometra.

Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Kjo është hera e tretë që brenda kësaj jave ndihen lëkundje tërmeti. Dy ditë më parë një tërmet  2.5 ballë i shkallës rihter u ndie në Librazhd. Ndërsa para tij dy tërmete të njëpasnjëshme  ndodhën në qytetin e Kukësit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *