Dy tërmete të shkallës 4.2 ballë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Lëkundjet janë ndier në Durrës, Tiranë, Krujë dhe Kavajë. Rreth 22 lëkundje janë regjistruar orët e fundit në këtë zonë, nga të cilat dy më të fortat ishin ato të mëngjesit me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.
Tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Shkollat e fshatrave mes Tiranës dhe Durrësit raportohet që kanë ndërprerë mësimin
