Tërmeti me magnitudë 4.7 dy ditë më parë në Bulqizë, shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara. Vijojnë inspektimet për objekte të tjera

J L

Ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë.

Prej të premtes deri të shtunën mbrëma janë regjistruar 7 lëkundje tërmeti, teksa nga evidentimi i dëmeve janë konstatuar 62 objekte me probleme.

Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.

Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.

Prej së premtes banorët në të gjithë zonën e Dibrës, kryesisht në Bulqizë, ndihen të kërcënuar nga lëkundjet sizmike.

Njoftimi i plotë:

“Informojme per situaten pas termetit te dates 29.10.2021 qe preku qarkun Diber, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkise Bulqize, bazuar ne situaten e krijuar nga raportimet nga njesite administrative te kesaj bashkie ku u raportuan deme  ne disa banesa per te cilen u ngriten 3 grupe pune per kete qellim, ku nga verifikimet ne terren u konstatuan te demtuara 100 banesa, nga te cilat 60-70 banesa te dëmtuara lehte dhe 30 banesa me demtime te mesme te shoqeruara me kerkesat e qytetareve sipas Njesive Administrative te ndara si me poshte vijon;

Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.

Nj.Adm.Zerqan 22 banesa.

Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 banesa.

Nj.Adm.Gjorice 11 banesa.

Nj.Adm.Ostren 9 banesa.

Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.

Nj.Adm. Martanesh 6 banesa.

Nj.Adm.Bulqize  3 banesa.

Grupet e verifikimit te Bashkise Bulqize jane ne terren per verifikimin dhe vlersimin e demeve ne teritor.”

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Hahahahaha nxirrni dhe kasollet e dhive dhe thoni jane prishur shtepite,Kujtoni se i plas trapi kujt per ju si nga vendoret ashtu dhe qendroret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *