Lëkura e patateve? Zgjidhja e problemeve të lëkurës në verë

Dita

Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shfaqjen e njollave kafe ose në hiperpigmentimin e lëkurës gjatë sezonit të verës.

Mania për të marrë rreze dielli e për të patur ngjyrë çokollatë vjen me jo pak efekte negative dhe lëkura e fytyrës, ajo që është më delikatja, vuan pasojat.

Megjithatë nëse çdo mbrëmje do të vendosnit disa lëkura patatesh në fytyrë, do të shihni se si shenjat e diellit do të zbehen, shkruan Health Digest.

Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë shfaqjen e rrudhave të reja dhe të ndriçojnë tonin e lëkurës.

Lëkura e patates përmban enzima të efektshme që kanë efektin e një zbardhuesi. Këto enzima neutralizojnë tonin e lëkurës dhe trajtojnë hiperpigmentimin.

Ajo që duhet të bëni është të merrni lëkurën e patates së sapo qëruar dhe ta vendosni në lëkurë. Mbulojeni këtë të fundit me disa copëza lëkure dhe mbajini derisa të përthahet lagështia e patates.

Ju mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni për të përshpejtuar procesin e trajtimit të njollave kafe.

Pas disa minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratant.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *