Mund të na ndihmojë të reduktojmë stresin gjatë ditës, por ka edhe efekte negative. Çamçakëzi mund të shtojë rrudhat në fytyrë. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup kirurgësh estetikë në SHBA. Joel Schlessinger dhe Hema Sundaram kanë provuar se përtypja e tepërt e çamçakëzit mund të jetë e dëmshme për lëkurën e fytyrës. Gjithçka ka të bëjë me abuzimin. Sipas mjekëve, nëse përtypja e çamçakëzit bëhet gjatë gjithë kohës në mënyrë të pakontrolluar çon në sforcim të muskujve të fytyrës dhe dëmtim të indeve që kryejnë funksionin e tyre në brendësi të lëkurës. Kjo do të çonte në humbje të volumit dhe elasticitetit të lëkurës së fytyrës.