Kush është duke të kujtuar? Kjo është pyetja që drejtojmë kur dikë e zë lemza.
Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni. Ndërsa shkaktari i saktë i lemzës shpesh është i panjohur.
Lemza mund të shkaktohet nga teprica e gazrave në stomak, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës si dhe pijet e gazuara,
“Është fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervave, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit”, pohon gastroenterologu Alastair Watson nga Universiteti “East Anglia”.
Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit.
Metoda të tjera përfshijnë gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës.
Ajo që gjithashtu mund të bëni është edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën.
j.l./ dita