Lëndohet Shaqiri, s’luan ndeshjen e parë të botërorit

anazapta

Xherdan Shaqirit rrezikon t’i mungoj Zvicrës në ndeshjen e parë të Kampionatin botëror kundër Ekuadorit, e cila zhvillohet me 15 qershor.

Lëndimi i Xherdan Shaqirit në ndeshjen Augsburg – Bayern Munich (1:0) është më serioz sesa që është menduar fillimisht.

Madje tabloidit zviceran, Blick shkruan se mesfushori kosovar rrezikon t’i mungoj Zvicrës në ndeshjen e parë të Kampionatin botëror kundër Ekuadorit, e cila zhvillohet me 15 qershor

Fizioterapeuti, Ralf Peter Schnorr ka thënë për Blick se mesfushori i gjigantit gjerman ka shumë muskuj prandaj kjo bënë që shërimi i lëndimit të zgjasë më shumë sesa në raste tjera.

“Në lëndimet sikur ai i Shaqirit, sa më shumë muskuj që keni aq më i madh është rreziku i kohëzgjatjes së lëndimit”, ka deklaruar Schnorr.

Megjithatë, përkundër parashikimit se shërimi i lëndimit mund të zgjasë 12 javë, sipas Schnorr me tretmanë të caktuara rikuperimi mund të bëhet brenda pesë javëve.

Selektori Ottmar Hitzfeldllogarit shumë në mesfushorin kosovar, i cili është lojtari kryesor i helvetikëve.

Përveç Shaqirit, Zvicrën në Brazili 2014 pritet ta përfaqësojnë edhe katër shqiptar të tjerë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemjali dhe Admir Mehmedi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *