Lënë pas rivalitetin, bëhen sërish shoqe

Ornela

Ato kanë pasur “përplasjet” e tyre në të shkuarën, por mesa duket Kim Kardashian dhe Paris Hilton kanë sheshuar gjithçka midis tyre. Kim ka postuar në Instagram disa foto ndërsa ishte e ftuar në 40-vjetorin e lindjes së mikut të saj Riccardo Tisci’s në Ibiza të premten mbrëma. Midis tyre ishte dhe një foto ku ajo kishte dalë me Paris Hilton ndërsa ishin duke qeshur së bashku. Dy bukuroshet kishin dalë përqafuar me njëra-tjetrën dhe Kim kishte shkruar: “Rimishërim i kohës kur kemi qenë bashkë për herë të parë në Ibiza në 2006!” Kim Kardashian dhe Paris Hilton kanë qenë mikesha që në fëmijëri madje Kim ka punuar për Paris dhe si asistentja e saj personale. Por marrëdhënia e tyre filloi të prishej dhe të krijohej një rivalitet midis tyre pas qarkullimit të videos seksi të Kim Kardashian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *