Lëngu i kockave “minierë” mineralesh dhe lëndësh ushqyese, përse duhet ta pinë fëmijë e të rritur

Leda Hysa

 

Krah medikamenteve dhe recetave të përshkruara nga mjekët, ekzistojnë forma të tjera alternative kurative për probleme të ndryshme shëndetësore.

Rregullimi i regjimit shëndetësor, lëngjet apo çajet e ndryshëm kanë efekte shëruese në organizëm dhe gjithmonë e më shumë njerëzit po afrohen drejt metodave natyrale.

Një ndër to është pirja e lëngut të kockave dhe më poshtë do iu listojmëpërfitimet dhe vlerat e paçmueshme të tij.

Një gotë lëng kockash përmban 10 gram proteina ndër të cilat më i rëndësishmi, kolagjeni.

Veç të tjerave, lëngu i kockave përmban 2 aminoacide bazë për ndërtimin e indit lidhor. ato, trupi ynë do te “thërrmohej”. Ndër të tjera ai përmban gjithçka i duhet kockave tona, rruazave te gjakut, lëkurës dhe flokëve. Lëngu i kockave është mjaft i ushqyeshëm për fëmijët e vegjël për të forcuar aparatin e tyre tretës, nga ku fillon edhe imuniteti i tyre.

Por kujdes, sipas nutricionistes Blerina Bombaj keto veti i përmban vetëm lëngu i mishit te bagëtive të rritura në mënyrë natyrale në kullota të pastra. Mishi i rritur me antibiotik dhe i ushqyer me drithëra dhe bimë me pesticide përmban vetëm kimikate!

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po moj Bambaj qe leshon vetem Bomba, na gjej ti n.q.s. ekziston mish bagetie i rritur ne menyre natyrale dhe ky rast do te shenohet ne “Librin Ginness”

  • Blerina o Blerina….që jafut nga vrima….
    Në Shqipërinë e mjerë falë reklamave vetëm 1 njeri flet me kompetencë në histori,ekonomi,veterinari….etj.
    Blerina thotë……Ushqehuni me ushqime BIO që vetëm te Restoranti im i gjeni….dhe…..KUJDES……Janë ushqime që janë rritur në natyrë si para 2 mijë vjetesh….eshte e njejta natyre e virgjer ….!!

  • Kullota te pastra, drithera pa pesticide??!! T’emen moj Blerine, po pse s’thua qe u dashka te perleshemi me Polifemin, t’i rrembejme nonje koke dele, se vetem ato te shpelles se tij i kishin keto veti!! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *