Lenjani debuton me gol me Nante (Video)

anazapta

Ermir Lenjani i ka dhënë fitoren ndaj Reims ekipit të ri të tij, Nante.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 1 – 0.

Kjo ishte ndeshja e tij debutuese me Nante pas transferimit nga Rene.

Lenjani shpërtheu në krahun e majtë, duke realizuar një gol vendimtar për 3 pikët në minutën e 76-të.

Një lloj shpagimi për Lenjanin, i cili kërkoi më tepër hapësirë te Rene dhe tashmë shndërrohet në hero që në provën e parë me Nantën.

Ky është edhe goli i parë për 26-vjeçarin në Francë, ku u transferua janarin e kaluar nga skuadra zvicerane St. Gallen.


Goal Ermir Lenjani – Nantes 1-0 Reims – 22-08-2015 by LiG2Fr

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *