Lenjani me maskë në stërvitjen e Nantes

redaktor

Emir Lenjani dhe Lorik Cana rikthehen në stërvitje me skuadrën e Nantës për të përgatitur ndeshjen e parë të vitit 2016 në kampionat. Në datën 10 janar, ekipi ku militojnë dy shqiptarët e starton këtë vit në Ligue 1 me një sfidë delikate në shtëpi kundër Saint Ettiene.

Ajo që ka rënë në sy është prania e Lenjanit në stërvitje me një maskë mbrojtëse pas dëmtimit të pësuar në sfidën e Kupës së Francës të fituar 2-0 nga Nantes kundër Blanc Mesnil të fituar 2-0 nga “Kanarinat”. Në përballjen e 1/32-tave në Kupën e Francës, Lenjani u aktivizua për 90 minuta, duke bindur trajnerin Michel Der Zakarian me lojën e treguar. Në këtë sfidë nuk ishte i pranishëm mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Të dy lojtarët shqiptarë morën pjesë rregullisht në seancën stërvitore për sfidën e radhës dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të zbresin në fushë që nga minuta e parë kundër Saint Ettiene. Aktualisht, Nantes renditet në vendin e 13-të me 24 pikë, 5 më pak se Saint Ettiene.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *