Leo fiton më në fund një Oscar

Dita

Më në fund një Oscar për Leonardo DiCaprion. Aktori 41-vjeçar arriti që të rrëmbente çmimin e shumë-dëshiruar prej tij. Për interpretimin në filmin, ‘The Renevant’, DiCaprio u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor”.

Nga ana tjëtër, çmimin aktorja më e mirë e fitoi Brie Larson, për rolin e saj në filmin “Room”. Në fjalën e saj, ajo falenderoi të gjithë bashkëpuntorët si dhe njerëzit që i kanë qëndruar pranë në karrierën e saj.
Ndërsa Filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë nuk arriti të marrë trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në OSCAR-s.

“Shok” një prodhim mes kinematografisë së Kosovës dhe Britanisë, një film nga Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.

Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë favorit i filmit “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.

Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.

Lista e plotë e fituesve të “Oscar”-ve

Skenari më i mirë origjinal – “Spotlight” (Josh Singer dhe Tom McCarthy)
Skenari më i mirë i përshtatur – “The Big Short” (Charles Randolph dhe Adam McKay)
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Alicia Vikander (“The Danish Ggirl”)
Kostumografia – “Mad Max: Fury Road” (Jenny Beavan)
Produksioni – “Mad Max: Fury Road” (Colin Gibson dhe Lisa Thompson)
Grimi dhe stilimi – “Mad Max: Fury Road” (Lesley Vanderwalt, Elka Wardega, Damian Martin)
Kinematografia më e mirë – “The Revenant” (Emmanuel Lubezki)
Editimi më i mirë – “Mad Max: Fury Road” (Margaret Sixel)
Edidimi më i mirë zanor – “Mad Max: Fury Road” (Mark Mangini dhe David White)
Miksimi më i mirë zanor – “Mad Max: The fury road” (Chris Jenkins, Gregg Rudloff dhe Ben Osmo)
Efektet vizuale – “Ex Machina” (Andrew Whitehurst, Paul Norris, Mark Ardington dhe Sara Bennett)
Filmi i shkurtër i animuar – “Bear Story”
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të gjatë – “Inside Out”
Aktori më i mirë joprotagonist – Mark Rylance (“Bridge of Sspies”)
Dokumentari i shkurtër më i mirë – “A Girl in the River: The Price of Forgiveness”
Dokumentari më i mirë me metrazh të gjatë – “Amy”
Filmi më i mirë i shkurtër – “Stutterer”
Filmi më i mirë i huaj – “Son of Saul” (Hungari)
Kolona zanore më e mirë – Enio Morrikone (“The Hateful Eight”)
Kënga më e mirë – Jimmy Napes dhe Sam Smith – “Writing’s on the Wall” (“Spectre”)
Regjisori më i mirë – Alejandro G. Inarritu (“The Revenant”)
Aktorja më e mirë protagoniste – Brie Larson (“Room”)
Aktori më i mirë protagonist -Leonardo DiCaprio (“The Revenant”)
Filmi më i mirë – “Spotlight”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *