L’Equipe: Verratti kërkoi falje, por gjendja nuk ka ndryshuar

Gazeta Dita

“Kjo histori nuk është mbyllur…”

Kështu shkruan sot gazeta franceze “L’Équipe” për mundësitë e Barcelonës për të transferuar mesfushorin Marco Verratti.

Ylli i PSG-së, i kërkuar me ngulm nga katalanasit, pak ditë më parë kërkoi zyrtarisht falje për deklaratat e agjentit të tij, Donato Di Campli, i cili klientin e tij e pati përshkruar si një “i burgosur i Emirit të Katarit”.

Ndjesa e italianit krijoi përshtypjen se ëndrra e Barcelonës dhe e vetë lojtarit për t’u bashkuar në “Camp Nou” u mbyll me aq, por jo.

Sipas së përditshmes prestigjioze, drejtuesit e PSG-së ende janë të vetëdijshëm për synimin e 25-vjeçarit dhe mund ta shesin për 70 deri në 100 milionë euro.

Pra, kjo do të thotë se rrjedha e ngjarjeve nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Verratti ende po mendon të largohet dhe Barcelona është destinacioni i tij ideal. Ndoshta këto ditë nuk do të ketë shumë lajme apo deklarata për këtë çështje, por deri në fund të gushtit padiskutim që duhet pritur çdo skenar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *