Lëreni Elhaidën rehat!

anazapta

Dje, në konkursin e përvitshëm dhe të çdovendshëm të talenteve të reja muzikore, “The Voice” në Itali, fitoi një vajzë e re nga Shkodra. Quhet Elhaida Dani.

Ajo fitoi sepse është e talentuar dhe jo se është nga Shkodra dhe as se është shqiptare. Përtej faktit që suksesi i Elhaidës erdhi përmes një spektakli televiziv i cili luan fort me emocionet që prodhon një garë, me numrin e madh të publikut në një njësi të shkurtër kohe, me ngjyrat, me dritat, me vetë lojën artistike të Koçantes e kolegëve të tij, talenti i saj mbetet i dukshëm edhe për njerëz si unë që s’kanë asnjë formim muzikor përveç dashurisë për muzikën e për zërin e bukur.

Elementi tjetër që i shtoi pikë Elhaidës ishte modestia, përulësia, siç e cilësoi dhe mentori i saj Rikardo Koçante, i cili i bëri komplimentin më të madh njerëzor. Ajo nuk u shtir, sepse nuk e dinte që ishte e përulur brenda talentit të saj të cilin nuk e shiti por, thjesht e jetoi si ajrin që thith. Ajo është modeste sepse ashtu është rritur. Pa ia njohur jetën, ia lexova këtë në ballin e pastër, në supet e mbledhura, në këmbët që s’i rrinin dot majë takave, dhe në përqafimet fëminore të prindërve të saj të thjeshtë deri në madhështi. Por edhe në zërin e dridhur me të cilin falenderoi vendin mikpritës si dhe në “falemnderin” shqip që i dërgoi atdheut.

Asaj, por edhe familjes së saj, i shkon gjithë merita e këtij suksesi, sepse fitoi përtej mundësive të kufizuara për t’u shkolluar si duhet artistikisht në Shqipëri, për t’u ushqyer si duhet me artin e vërtetë, për t’u edukuar me më të mirën e shijeve muzikore dhe estetike. Elhaida arriti të çajë e t’i shpëtojë për fije banalitetit të këtij realiteti dhe shpërdorimit të vlerave artistike të individëve, çka ndodh rëndom në fshatin tonë shqiptar.

Tani, pasi i dhamë Elhaidës çka i takon Elhaidës, le të kthehemi pak të vetja jonë. Nuk i mohoj emocionet që shkakton një zë i mrekullueshëm dhe fakti që ky zë vjen nga dikush i cili flet gjuhën tonë. Mirëpo, si në çdo gjë tjetër, sport, politikë, vrasje, 8 mars apo Halloëeen, ne reaguam skajshmërisht në rrjetet sociale, në telefonatat, në kafehanet dhe në media, duke mos i lënë mangut asgjë profilit të një vendi të vogël që shpesh mbush kohën në vend që të mbushë kokën. Dhe, qershia mbi tortë, liderët politikë nuk humbën ama, asnjë minutë për t’ia marrë fytyrën, emrin e fitoren vajzës e për t’ia vënë në shkallët e stadiumeve të tyre politiko-zgjedhoro-partiako-mitingo-fejsbukiane a tuitoriane.

Kjo vajzë nuk është as e para e as fundit shqiptare që me talent e punë arrin suksese në karrierën e vet. Madje është vetëm në fillim të punës. Shkencëtarja Mira Mezini në Gjermani, apo tenori Saimir Pirgu në Europë, sociologu Artan Fuga në Francë apo sopranoja Ermonela Jaho në Amerikë, futbollisti Igli Tare e balerini Kleidi Kadiu në Itali, janë shumë e shumë artistë, inxhinierë, mjekë, apo profesionistë të ndryshëm që u lindën e u rritën në Shqipëri jo se e zgjodhën po se të gjithë diku do të lindim. Pra s’kanë as meritë se janë shqiptarë dhe Shqipëria nuk ka ndonjë meritë të veçantë në suksesin e tyre personal. Ata janë të gjithë inidvidë të talentuar, punëtorë të mendjes, të artit a të sportit, të zotë dhe të mirë, që kanë treguar sa të aftë që janë, me apo pa bujë. Shoqëria shqiptare nuk është aq e zonja, aq e zhvilluar dhe aq e fortë sa t’i mbajë, t’i rrisë e t’i kultivojë talentet aq sa talenti të mbajë patentë shqiptare. Shqipëria është dhe duhet t’u jetë atyre mirënjohëse që ata e tregojnë dhe e i japin vlerë origjinës së tyre, që, herë pas here, ata kthehen dhe e ndajnë talentin, suksesin dhe kontributin e tyre me vendin e lindjes e me ne. Ashtu sikurse duhet të çmojë talentet dhe njerëzit e zotë që i ka brenda vendit dhe që jo rrallë i dënon me heshtje dhe i fyen me mungesën e hierarkisë së vlerave.

Sot kur bota e artit, e kulturës, e teknologjisë dhe e suksesit nuk ka më atdhe dhe as kufij, më i zoti vend, më i afti shtet, është ai që di jo vetëm të rrisë lulet e veta por edhe të importojë lule të tjera. Për momentin ne nuk jemi të tillë se kaq e kemi takatin. Të paktën mos t’i lodhim nëpër pazaret tona virtuale, mos t’ua kërrejmë jetën nga sirtaret, mos t’i shtrojmë si qilima elektoralë, por t’i mbështesim, nëse mundemi.

Tani Elhaidën ta lemë rehat, të rritet, të kultivohet, të përpunohet e të përparojë në karrierën e vet. Të mos ta kthejmë në atë që s’është, në simbol kombëtar, e pastaj ta lodhim nëpër tribuna, se e dëmtojmë. Italianët votuan Elhaidën dhe jo Shqipërinë. Ne s’kemi asnjë meritë. Suksese Elhaida dhe gjithë Elhaidat kudo që ndodhen e prej ngado që të vijnë!

Elhaida merr 71% të votave si zëri më i mirë i Italisë

Elhaida Dani shpallet zëri më i mirë i Italisë. Në fakt kanë qenë të shumtë shqiptarët të cilët kanë ndjekur me tepër emocion interpretimin e vajzës që arriti të merrte 71 përqind të votave në të gjithë Italinë për “The Voice of Italy”.

“Emocione të papërshkrueshme”, deklaroi Elhaida, ndërsa vlerësoi në maksimum marrëdhënien me mentorin e saj Rikardo Koçante (Riccardo Cocciante): “Më vjen shumë mirë që fitova dhe gjithë puna dhe besimi i tij u shpërblye. Ai ka kompozuar një këngë për mua të cilën e këndova edhe mbrëmë. Është një këngë që e kishte kompozuar prej disa kohësh dhe e konsideronte të dashur për të dhe nuk kishte vendosur akoma kujt t’ia jepte. Ma dha ta dëgjoja dhe më thotë: “Si mendon për këtë këngë?” E këndova dhe më tha që “të rri për mrekulli. Mbaje ti këtë këngë”. Më tha: “Elhaida, ma ki kujdes sepse është gur i çmuar për mua kjo këngë” dhe “mbrëmë atë gur të çmuar e ktheve në një diamant”.

Në fund të qershorit dhe fillim të korrikut pritet që të dalë në treg albumi i Elhaida Danit me këngë të reja.

 

 

Share This Article
17 Comments
  • Me habit ky koment kaq naiv i Znj. Mirela. Minimalisht cdo njeri e di qe origjina ndikon ne suksesine njeriut. Si pozitivisht ashtu dhe negativisht. Aq me teper qe meqe merret me gjuhen, duhet ta dije qe per nej kengetar, fakti qe flet nje gjuhe me 36 shkronja eshte dicka pozitive ne artikulim dhe shprehi.
    Se dyti publiku nepermjet sukseseve te individeve perqet te identifikoje shoqerine. Pra psh ne Itali njihen disa talente te zhvilluar por jo shoqeria Shqiptare (fatkeqesisht akoma tema e refugjatit dominon dhe madje jemi vete ne qe dime te flasim vetem sa shume njerez kishte ne anije). Dhe per shqiptaret si ne Shqiperi dhe jashte saj suskese te tilla jane nje ndihme per tu veteidentifikuar si njerez qe vijne nga nje vend qe ka kulture te caktuar por qe nuk zhvillohet nga vete ne, dhe sapo dalin jashte per disa arsye te ndryshme shperthejne.
    Nga ana tjeter hiperbolizimi i sukseti te Elhaides eshte i gabuar. Mos harrojme qe RAI ne Itali eshte niveli me medioker i mundshem ( njesoj si TVSH ke ne), dhe Tipa si Rikardo Kocciante jane shkaterrimi qe mund ti ndodhe Elhaida Danit. Sepse kane nje nivel medioker te tmerrshem, dhe itali sapra i plas njeriu per produktet e RAI-t.
    Si mbyllje Znj Mirela me duket me shume si nje Adoleshente 50 vjecare qe as nuk e njihte se kush eshte Elhaida dhe tani proteston se ndoshta nuk ndjehete vleresuar ne vendin e vet.

  • Koment naiv, qe per me teper autorja kerkon te identifikohet nepermjet tij, sesa te thote diçka qe vertet e shqeteson.

  • Pse cfare i bene shqipetaret Elhajdes qe duhet ta lene rehat moj zonja Mirela? Shkrimi jot me ngriti qimet e kokes perpjete me cinizmin ,injorancen mos pasjen e infomacionit mungesen e edukates ndaj nje kombi te tere, me ofendimin e hapur qe i ben ti nje komniteti te madh emigrantesh sic jane ata te Italise te cilet e perjetuan si ngjarjen me dinjitoze te jetes se tyre ne vendin fqinje e ti guzon te thuash shqipetaret nuk kane kontribut . Po si mendon ti moj grua nihiliste se nga doli ky ze i mrekullueshem , ku u rrit, ku u ushtrua , ku i fitoj ato teknika te mrekullueshme te kenduari (talentin e zerin ta jep perendia teknikat edukohen).
    Por ti moj zonje nuk ke pse i nxjerr inatin qe mund te kesh me politiken ose me fatin per mos realizimin tend dhe pseudongritjen temde ne pjedestal duke manipuluar ne menyren me te ndyre me te drejten e nje kombi per tu gezuar e lumturuar kur nje nga te vetet korr sukses nuk besoj se ndodh me te tjeret kesht. Shqiperia kjo eshte ne nuk e ndrrojme dot por ca si rraca jote po ta kishin dashur me shume nuk do te ishte aty ku eshte sot. E mos na kujto te lutem ca si Fuga ,Jaho ,Mezini etj se sa per dijeni jane shkolluar ne kete vend e per me teper ky vend ka financuar per studimet e tyre jashte . Druaj zonje se e ke te cunguar informacionin ne lidhje me Cka bere Shqiperia per Elhaiden, hap Youtube dhe informohu e ne te jane errur syte nga politika lufto me dinjtet e balle per balle me ata qe na kane munduar e lenduar mos u fshi pas pemes. Sa per dijeni kengetarja Adele eshte afitmuar nga Voice of Holland e jo nga vendi i saj Anglia. Ti ke lenduar nje komb te tere nuk ta kishim per borxh.

  • Te tre ju SHTRIGAT E SALEMIT,qe i kunderviheni kaq MJERISHT autores se nderuar te shkrimit te mesiperm,nuk e keni hallin tek Elhaida,por te PERDORIMI I SUKSESIT TE SAJ NGA BERISHA PER QELLIME KRIMINALE ELEKTORALE!!!
    Elhaida eshte shqiptare,por ne suksesin e saj nuk ka asnje merite ARSIMI,KULTURA APO SHTETI SHQIPTAR!!!
    Se po te ishte e kunderta,do te kishim shume Elhaida ne cdo fushe e jo LYPESA,DROGAXHINJ,HADUTE,KRIMINELE ME SHUMICE!!!
    Mos valle e ka edukuar Berisha,qe ka 23 vjet,mqe ka QELBUR E GJAKOSUR SHQIPTARET 24 ORE NE TV,duke share me liber shtepie opozitaret???
    BERISHA-GOGOLI!!!
    Berisha-HITLERI!!!
    Berisha_MALOKU!!!

    • Manjak, ketu ska lidhje politika. Smbushke fare. Perkundrazi ne Shiperi ka shume te afte, por ti i pret te dalin ne tv prandaj nuk i njeh. S Yelhaida dhe kengetaret e tjere qe kane dalur nga keto spektakle skane te ardhme. Ku e ke marsela cibukaj, apo rinen? Duke kenduar neper lokale kenge kot. Mos u genjeni me nje cope buke.

  • Nji shkrim i mrekullueshem qe i ka mungue shtypit tone per vleresimin e talenteve te reja.Pergezime, Znj. Mirela! Kemi pase rastin ta ndjekim qe ne naten e pare te konkurimit Elhaiden, dhe qe naten e pare ajo i mrekulloi te gjithe.Po ne shtypin tone nuk u kujtue asnji te thonte nji fjale apo te shkruente nji rresht ne shtypin tone.. As ne naten e dyte, as ne te treten. Dhe vetem kur fitoi, atehere u doli gjumi shqiptareve. Dhe sic u tregue e madhe ne art, nji 19 vjecare me personalitet te jashtezakonshem per moshen e saje, i falenderoi te gjithe shqiptaret sikur ata ta kishin dergu atje. Ma merr mendja se duhet te kalojne nja 20 ose 30 vjet qe te dali te ne nji talent tjeter si ajo.I urojme nji rruge te arte ne jeten e saje.!

  • Ti feniks e ti Velecik Mali qe as emrat tuaj nuk guxoni te shkruani ,kam pershtypjen se keni ngaterruar tribune per tu marre me politike ,kush permendi politike ne koment apo jeni kaq te zene nga ethet e fushatave sa asnje debat te thjeshte nuk e beni dot larg politikes ,qetsohuni se nuk ju ben politika te famshem perkundrazi ju konsumon ose ju ben sherbetore te zotrinjeve qe ju shkoni pass n.q.s. doni politike beheni ku duhet dhe si duhet nuk permysen pushtetet me shkrime ne gazete por me kurajo, ndershmeri,dinjitet dhe aksion konkret , ju nuk jeni te zote te deklaroni identitetin e jo me te permbysni sisteme dilni nga skutat e errta dhe luftoheni ate qe eshte e keqe, behuni serioze dhe zhvilloheni veten dhe atdheun tuaj mos prisni te beje atdheu per ju por ju beni per atdheun tuaj.

  • Bravo Mirela!… ke vendosur tamam pikat mbi i…… leri keta/keto injorane qe nuk arrijne te kuptojne ku qendron suksesi i Elhaides…

  • Ti Feniks se na paske zgjedhur edhe emer goxha me histori le qe nuk ma do mendja te kesh lexuar ndonje liber historie . Por ti qenke edhe i paedukate se pse ti bertet ne mesazhe ja po ta spjegoj nese nuk e di . Te shkruash ne komunikimin elektronik me germa kapitale nenkupton uleritje jane ca standarte te te shkruarit qe si mbeshtetes i kesaj zonjes se letrave qe je duhet ti dish.

  • Suksesin Elhaides ia ka dhene perendia dhe pua e saj. Po ke ndonje tjeter ti Sami na e thuaj se ne nuk e kemi permendur neper komente. Me fal kujt ja vuri pikat mbi Shqipetarve!!! Po ti cfare je apo ju nuk jeni pjese e ketij kombi ju jeni te ardhur gabimisht ketu ? Fatkeqesi per ju sinqerisht me vjen keq per ju.

    • Bravo Filloreta ! Tamam kete le te nenkuptoje edhe Mirela, dhe kete kam shprehur edhe une … nuk e kuptoj cfare merite ka Bashkia e Shkodres qe e kishte vene me germa te medha ne fasaden e saj apo neper shtyllat e qyetetit… Nuk e kuptoj cfare merite ka Jozi, apo Kryeministri qe edhe fitoren e saj e politizon kaq shume… Deri ketu je mire. Sa per ate pjesen tjeter per piken mbi i nuk eshte fjala mbi shqiptaret por per Elhaiden…. dhe pikerisht per arsyet e fitores se saj…duke filluar qe me talentin… punen e madhe qe ka bere … …etj deri tek ajo qe …”Italianet nuk votuan Shqiperine por Elhaiden”. Ne se ti nuk me ke kuptuar mua nuk eshte faji im…. Kurse ato fjalet fyese duke aluduar se une nuk qenkam pjese e ketij kombi dhe kam ardhur gabimisht….. nuk kane asnje lidhje me ate qe kam shkruar une… dhe kam frike se mos me ngaterron me veten tende…..

  • Mburraveceria jone na shtyne ne tepri edhe kur humbim edhe kur fitojme.Nuk ka njeri qe nuk gezohet nga nje veper e mire, sikurse ne rastin e Elhaides sone, por gezimi dhe mburrja jane dy gjera te ndryshme, qe e rrisin dhe e mbysin njera-tjetren.Ekzaltimi yne eshte primitivisht i papermbajtshem, ai na ka devijuar shume here gjate jetes sone nga ekuilibri dhe na ka bere te mbulojme mijera vese e vepra te shemtuara me disa virtyte te pakta, te kerkuara.Do te ishte mire te mos e perdorim te miren si strehe per te fshehur te keqiat, te cilat na kane mbytur pikerisht se jemi kenaqur me pak.Te mirat ia kemi atribuar vetes ndersa te keqiat te tjereve, prandaj midis se mires e se keqes mburremi me Evropen qe e kemi quajtur “kurva e motit”, dhe nuk mbajme mend ke kemi lavderuar e share me shume, sepse komplimentojme dhe perbuzim te ngutur nga momenti.Kunder kesaj teprie me duket se flet profesoreshe Kumbaro, dmth te veme lidhjet e duhura me veten dhe gjene e bukur e te kendeshme te mos e trajtojme si torten e pavaresise.Te papermbajturit jane te shumte, fatkeqesisht injoranca i josh qe te ndjehen pertej vetevetes, perbrenda çdo gjeje te mire per te fshehur çdo gje te keqe qe kundermon delirancen e vetemadheshtise dhe te vetepersekucionit te prapambetjes dhe prapesive tona.Ky virus nuk vjen nga mjaullitsit e trotuareve, por nga uleritesit e kupoles.

  • pershendetje te gjithe komentuesve, pershendetje edhe juve zonja mirela , elhaida dani per ne sot eshte gjithcka na beri te njihemi ne europe dhe ne mbare boten akoma me shume , artistet dhe sportistet e bejne nji komb nji popull qe te njihet ne gjithe boten sepse keto jane dy fushat qe i shikon nji bote e tere. elhaida dani qe une i them falemnderit me gjithe fuqin e shpirtit, nuk mund ta perdore politika emrin e saj sepse ai shtet me ata poltikane nuk kane bere asgje per elhaiden apo per ndonji tjeter ,ai shtet nuk ka bere asgje per gjithe popullin e tij ka 22 vjet qe e vret kete popull e vjedh e bastardon los ben cte te doje me kete popull eshte i vetmi shtet ne bote qe nuk i ka dhene nji kafe nji shqiptari e jo me te ndikoje per mire ke arti sporti e te fushat e tjera me radhe.elhaida eshte e lindur per te kenduar dhe kudo qe te marri pjese fiton ne shqiptaret te gjithe krenohemi me elhaiden zonja mirela si elhaida urojme te kete sa me shume , drejtohu diku tjeter kur thua lereni rehat elhaiden por jo popullit shqiptare jo neve sepse ne jemi njerez te thjeshte qe e duam njeri tjetrin e duam vendin tone e duam artin e duam te bukuren e duam talentin, por nuk na lene te duam e ndertojme vendin , na perbuzin na perzene na vrasin na copetojn komunistet qe vazhdojn sot e kesaj dite,jane po ata politikane qe hane e pjerdhin me nji poce me njeri tjetrin njeri ben te mirin e tjetri te keqin jane po ata komuniste qe kane 22 vjet dhe nuk dihet sa do vazhdojne jemi ne 2013 dhe akoma sjemi te lire e kemi te pjesshme lirine.edhe njihere drejtohu diku tjeter mirela jo ne shqiptareve ,na ler te gezojme ,ndihemi te lumtur kur nji talente e lindur per te kenduar na pershendet shqip ne gjuhen e nenes. shpresoj qe kete gezim kete emocion qe na dha elhaida te na e japin shum shqiptare te tjere edhe njihere po e mbyll me nji falemnderit te madhe elhaides

  • Te lumte zonja Mirela! Nuk ka shqiptar qe nuk gezohet per sukseset e ndonje bashkeatdhetari, vecanerisht jashte vendit, pasi suksesi i tyre ben qe te degjohet per mire emri i vendit tone, por edhe te na dhembe shpirti kur degjojme, pwr shembull, qe mafia shqiptare, pas asaj ruse, eshte me e fuqishmja ne SHBA. Por qe suksesin e njerezve tane jashte apo brenda vendit t’ia japesh si merite politikes, e per me teper ndonje segmenti te vecante te saj, eshte marrezia me e madhe qe mund te behet. Politika e ka nje “merite” ne kete drejtim, pasi per shkak te saj dhe te kushteve mizerabel qe ka krijuar ajo ketu ne atdhe, talentet shqiptare ne te gjitha fushat qe permend Z. Mirela, braktisin vendin dhe shkojne atje ku vleresohet me mire talenti i tyre dhe ua ben atyre jeten me te begate, se, tek e fundit, njeriu gjithe jeten lufton per ta begatuar ate, e jo per ta rrenuar, sic, per fatin tone te keq, po na ndodh cdo dite e me teper.

  • Nje gje nuk kuptova nga artikullshkruesja se kush nuk e linte rehat Elhaiden. Te mos kesh guxim te permendesh emra politikanesh, do ishte me mire mos ta shkruaje fare kete shkrim. Kesaj qe ke shkruar nuk i ve dot emer. Eshte artikull, eshte thjesht nje shkrim, eshte kronike apo cfare eshte? Mjaft dobet Mirela. Ne televizor, kur del, na perrallis si shume. Nuk e ke dellin e te shkruarit. Rri shkruaj per udhetimet e tua ne Jug te Shqiperise e mos u merr me Elhaiden. Ajo eshte nje kengetare me nje ze te magjishem dhe per te gjithe ne eshte nje nder qe kemi nje bashkeatdhetare si ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *