SMS në DITA
Në 0689073730
Më të rrezikshëm se dyshja Berisha-Basha nuk ka për të ardhur në Shqipëri as për dyqind vjet. Lini përrallat që populli nuk mund t’i gëlltisë më, por shtrojuni realitetit që për ju është i hidhur dhe reagoni duke filluar nga vetja juaj. Zgjoni ndërgjegjen brenda vetes, dëgjoni ato pak mendje normale që keni në gjirin tuaj dhe lëreni Partinë të eci ashtu siç e kërkon koha, jo siç e kërkon Berisha. Duke mbrojtur Fullanin, ju vetëdemaskoheni si bashkëpunëtorë e pse jo edhe si urdhërues të vjedhjes. Është vërtet e rëndë të shohësh Berishën të godasë reformën arsimore, thjesht se i preken interesat e së bijës, pra të tijat dhe jo se i plasi për arsimin shqiptar që e katandisi me universitete një dhomë e një kuzhinë në kat të pestë, që po ta dinë bota se si shkolloheshin në kohën e tij, as për pastrues rrugësh nuk do t’i pranojnë, e jo më të konkurrojnë në tregun e punës. Ky është turp për të gjithë ne që me heshtje e mosveprim kemi lejuar e lejojmë të na poshtërojnë e ofendojnë sa më s’ka. Zgjohuni shqiptarë, dilini zot vetes e brezave të ardhshëm! Goni.
