Na ka bërë përshtypje dënimi i ish-kryeministrit kroat Sanader” – ka nënvizuar lidhur me antikorrupsionin në Rajonin e Ballkanit, Jonathan Moore, drejtor i zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).
Mu kujtuan këto fjalë duke lexuar që paskan arrestuar për 500 euro një polic në Rinas. I kanë cuar dhe kamerat atje për të bërë shou që shikoni medemek qeveria po lufton korrupsionin… Dhe këtë e bën një qeveri që ka në krye dikë që ka vrarë pa gjyq dhe që nuk numërohen ministrat dhe drejtorët e përfshirë ën afera korruptive dhe zhdukje njerëzish si rasti i Remzi Hoxhës.
Autokratizmi na ka ringjallur përsëri kultin e qeveritarëve të paprekshëm që qëndrojnë mbi ligjin. Dukuria është rrënim i themeleve të demokracisë, sepse kjo e fundit, është barazi, barazi shansesh që mbeten fjalë boshe pa barazinë para ligjit. Dhe barazia para ligjit nuk mund të realizohet dot me kryeprokurorë shërbyes, as me gjykatës që sajojnë kurthe ligjore për të shpëtuar “me ligj” zyrtarë të lartë të korruptuar të kabineteve qeveritare.
Barazia para ligjit nuk vendoset duke dënuar rreptë Zhan Valzhanin që vjedh një bukë apo një flamur dhe duke nderuar një si Lulzim Basha që grabit mbi 200 milionë euro nga investimi i rrugës së kombit. Në luftën kundër korrupsionit qindra dënime të rasteve të vockla nuk janë asgjë, por disa dënime për korrupsion të madh janë gjithçka! Vetëm dënimi i korrupsionit të madh godet kokën e kuçedrës. Kjo kërkon barazi para ligjit.
Por barazia para ligjit e të gjithë shtetasve, qofshin kryeministra apo karrocierë, vendoset vetëm nga prokurorë dhe gjykatës që bëjnë punën e tyre, pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit të politikës. Nga njerëz të drejtësisë që e thërrasin në bankën e akuzës kavalierin Berluskoni, që i kërkojnë llogari Sarkozisë, apo vënë në pranga Sanaderin, kur drejtësia publike e kërkon këtë. Vetëm një drejtësi e tillë, dhe jo fjalët e kazanit “antikorrupsion” të Berishës, mund ta luftojë korrupsionin e vjetër dhe të ri, të kuq apo blu, duke shpëtuar shtetin, demokracinë dhe pavarësinë në Shqipëri.
Email nga adresa: [email protected]
