Lëreni të fryjë furtunën!

Ornela

Marrë pjesërisht nga libri “Xhuvelëria” i cili u shpërnda në Kongresin ku Rama u zgjodh kryetar)

Ti-Xhuvel-je burrë i mençur,
pak a shumë si Jemin Gjana,
kuptohet-ajo furtunë,
e ka emrin Edi Rama.

Ndaj po ndalemi tek Edi,
ndaj po ndalemi tek Rama,
ai ndrit në epope,
porsi flaka tek fontana.

Pa më thuaj-o Xhuvel,
që veç në kolltuk u plake,
o i ëmbli karamel,
kush ka frikë prej asaj flake?!

Padyshim-i pari Nanua,
po nuk do që të rrëfehet,
se përpara se të iki,
mendon rrugën nga do kthehet.

Me të tjerët bën si bën,
hiq e vur si gurë shahu,
po me Ramën vete dëm,
s’e ndihmon dot as Allahu!

E kupton-more Xhuvel,
se ti je plak qerrata,
po u ngul Rama në krye,
kush e shkul atë Bina?!

Pra mos shpikni marifete,
lëreni të fryjë furtunën,
dhe në qoftë se kini ethe,
përmbi supe hidhni gunën!

Lëreni të fryjë furtunën,
nuk ka gjë dhe po mërdhitë,
për t’u mbrojtur kini gunën,
furtuna pastron mushkëritë.

Dhe Partia Socialiste,
dhe pse mbushur është me trima,
ka shumë kohë-o Xhuvel vëllai,
që i është bllokuar fryma.

Kjo Partia Socialiste,
me simbol Tashën dhe Bulen,
është e mbushur plot me trima,
për pilafin dhe fasulen.

Ndaj i është bllokuar fryma,
gjithë fryma tek kraharori,
ndaj dhe duhet Edi Rama,
njëlloj si aspiratori.

Lëreni të fryjë furtunën,
mos i bëni marifet,
po kini ftohtë-hidhni gunën,
po s’e latë-do fryjë vetë!

Po s’e latë do fryjë vetë,
pa pjerdhur për ato nene,
po jua them me të vërtetë,
nuk janë fare thashetheme.

Dhe po qe se socialistëve,
kësaj here s’u dhëmb huri,
le të çirren si idiotë:
“Të duam-o Nano nuri!”

Se dhanë vota pa hesap,
dhanë aq shumë sa s’u besua,
po Nanua me kryesinë,
seç ua hodhi në përrua.

Nano-ki kujdes me Edin,
që punët të venë mirë,
se pastaj-o mik-do thuash:
“Sa të dua-o Ilir!”

Iliri veç të rrëzoi,
nxori dufin-nxori zinë,
po me Edin është ndryshe,
ai të përlan Partinë!

Po me Edin është ndryshe,
kush e ndal atë furtunë,
tek ai pa pikë mëdyshje,
regjistrohem edhe unë.

Rama bën parti të fortë,
tok me shokun Ilir Meta,
dhe këndojnë në çdo portë:
“Fatos Nano-tungjatjeta!”

 

Botuar në librin “Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria!” Tiranë, 2005

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *