Lëreni të fryjë furtunën!

redaktor

(Marrë pjesërisht nga libri “Xhuvelëria” i cili u shpërnda në Kongresin ku Rama u zgjodh kryetar)

 

Ti-Xhuvel-je burrë i mençur,
pak a shumë si Jemin Gjana,
kuptohet-ajo furtunë,
e ka emrin Edi Rama.

Ndaj po ndalemi tek Edi,
ndaj po ndalemi tek Rama,
ai ndrit në epope,
porsi flaka tek fontana.

Pa më thuaj-o Xhuvel,
që veç në kolltuk u plake,
o i ëmbli karamel,
kush ka frikë prej asaj flake?!

Padyshim-i pari Nanua,
po nuk do që të rrëfehet,
se përpara se të iki,
mendon rrugën nga do kthehet.

Me të tjerët bën si bën,
hiq e vur si gurë shahu,
po me Ramën vete dëm,
s’e ndihmon dot as Allahu!

E kupton-more Xhuvel,
se ti je plak qerrata,
po u ngul Rama në krye,
kush e shkul atë Bina?!

Pra mos shpikni marifete,
lëreni të fryjë furtunën,
dhe në qoftë se kini ethe,
përmbi supe hidhni gunën!

Lëreni të fryjë furtunën,
nuk ka gjë dhe po mërdhitë,
për t’u mbrojtur kini gunën,
furtuna pastron mushkëritë.

Dhe Partia Socialiste,
dhe pse mbushur është me trima,
ka shumë kohë-o Xhuvel vëllai,
që i është bllokuar fryma.

Kjo Partia Socialiste,
me simbol Tashën dhe Bulen,
është e mbushur plot me trima,
për pilafin dhe fasulen.

Ndaj i është bllokuar fryma,
gjithë fryma tek kraharori,
ndaj dhe duhet Edi Rama,
njëlloj si aspiratori.

Lëreni të fryjë furtunën,
mos i bëni marifet,
po kini ftohtë-hidhni gunën,
po s’e latë-do fryjë vetë!

Po s’e latë do fryjë vetë,
pa pjerdhur për ato nene,
po jua them me të vërtetë,
nuk janë fare thashetheme.

Dhe po qe se socialistëve,
kësaj here s’u dhëmb huri,
le të çirren si idiotë:
“Të duam-o Nano nuri!”

Se dhanë vota pa hesap,
dhanë aq shumë sa s’u besua,
po Nanua me kryesinë,
seç ua hodhi në përrua.

Nano-ki kujdes me Edin,
që punët të venë mirë,
se pastaj-o mik-do thuash:
“Sa të dua-o Ilir!”

Iliri veç të rrëzoi,
nxori dufin-nxori zinë,
po me Edin është ndryshe,
ai të përlan Partinë!

Po me Edin është ndryshe,
kush e ndal atë furtunë,
tek ai pa pikë mëdyshje,
regjistrohem edhe unë.

Rama bën parti të fortë,
tok me shokun Ilir Meta,
dhe këndojnë në çdo portë:
“Fatos Nano-tungjatjeta!”

 

Shënim: Mbas botimit të shënimit të djeshëm, shumë lexues kanë kërkuar këtë botim. Vargjet botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali, libri i parë: “Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria!” Fq. 63-67, Tiranë, 2005

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Shqiperia e shkrete…….
    ka 70 vjet qe hidhet e perdridhet nga komunistet
    segnior tek komunistet junior.
    Po gjene mire qe here pas here:
    Rilind.

  • 1500 delegatë dhe vetëm 3 vota kundër. Kjo është fitore. Bile dhe Hafizi e Shkodrës me të vërtetë nuk e zhgënjeu Ramën.
    Fitore Beno fitore.

  • Shume bukur i ke kenduar Xhuvelerisë, i nderuari Poeti Arben Duka…
    Por tani na ka dale ne skene nje tip tjeter Karavidhe si Xhuveli, por me taktika nanoisto e salirrufjani, per te sulmuar e rrezuar nga pushteti Edi Ramen qe udhehoqi Furtunen e rrezimit te Sali Pisqollës….
    Por Furtunen e udhehoqi Rama, por Pushtetin na e do Kiçua…
    Dhe per kete variantin e ri, une do te kerkoja i nderuar Poet te na qendisesh nje parodi nga ato qe di te qendisesh ti…Une u mundova te gatis diçka, por nuk e di sa ja kam arritur…

    FURTUNEN UDHËHOQI RAMA , POR PUSHTEIN E DO KIÇUA…

    Moj PS se ç’të ka gjet,
    Na kerkon Kiçua Pushtet,
    Kryetar, thotë, të jem vet,
    Medet, o Kiço, medet…!
    ☆☆☆
    O Kiço, more katran,
    Po ty Dajakun ta dhanë,
    Ta dhanë që në Elbasan…!
    Prapë Dajak do dhe n’Tiranë?!…
    ☆☆☆
    Blush, or Blush or Karabush,
    Në PS ti je Lulush,
    Je Letrar, por nuk mbush,
    Je i madh si Lepurush…!
    ☆☆☆
    Na kërkon Kiçua Pushtet,
    Por per punë eshtë ibret,
    Kiço ti dhe Kiço unë,
    Ti per Punë të ha Munë…!
    ☆☆☆
    Merre Kiço më avash,
    Se je një goxha Lamash,
    Mëndjemadh e Karagjoz,
    Karierist puro, or Lloz…!
    ☆☆☆
    Qeverisja kërkon Punë,
    Ti për Punë të ha Munë…
    Me të thënë e mè të bërë,
    Të ndan o Blush, nje Det i tërë…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *