Babai i një 23-vjeçari, i cili është në koma për më shumë se tre vite i është lutur doktorëve që ta lejojnë djalin e tij “të vdesë me dinjitet”.
Kavan Maddocks, ra nga kati i katërt në një makinë, e cila ishte e parkuar. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 ku truri i tij kishte pësuar dëmtime të rënda.
Ai qëndron i gjallë, sepse ushqehet përmes tubave të vendosur në stomak dhe frymëmarrjes përmes ventilatorit artificial. Babai i tij, Frank tha se familjarët janë të dëshpëruar, pasi doktorët refuzuan që t’ia heqin makineritë që e mbajnë atë në jetë.
Ai është i bindur se Kavan nuk mund të shikojë, ndjejë apo dëgjojë ndonjë gjë edhe pse doktorët i kanë thënë se ai do të mbahej i gjallë për dy vjet, nëse nuk jep shenja përmirësimi do t’ia hiqnin pajisjet.
Babai i tij 47-vjeçar tha: “Dua që ai të vdesë. Tingëllon e tmerrshme për ta thënë. Por e gjithë familja dhe shoqëria e tij mendojnë njësoj. Është tmerrësisht e dhimbshme por ne e dimë se ai kurrë nuk do të na kthehet”.



e.t./dita

Perderisa nuk komunikon me te tjeret.Duhet te vdesin dhe mjeket mos te vashdojne eksperimente idiotllekut sic banin me nji femen para disa vitesh qe mbanin artificialisht me shume se 4 vite pa asnji rrezultat qe vinte nga vete mjeket qe i kishin dhene terapi te gabume,tjeter per tjeter.