Leri ato petulla,por ngreji ato vetulla!!

anazapta

Qe Saranda lengon nen peshen e betonit, eshte nje realitet nga i cili nuk e shpetuan dot as “Dyzete Shenjtoret”,as ligjet e nje “shteti ligjor” dhe as forca e mendimit qytetar ne nje “shoqeri demokratike”. Por tashme si thote populli “E ka marre ferra uraten”! Qeverite e me parshme i lane dhurate gjirit te Sarandes projektin sarkastik “Monte Karlo e Shqiperise!”me argumentime nga me absurde:

-Nuk mund ti paraprihej me projekte dhe masa organizative “bumit” te zhvillimit ekonomiko-financiarprej kontributit te emigranteve…!! -Zbritja e popullsise rurale kishte nevoje per strehim.. -Pasoja te politikes se fqinjve per te mos lejuar qe perball, kaq afer te kishin nje turizem konkurent!

Realisht duhet pranuar se nje dhune e tille ndaj ambientit dhe natyres ka qene babezia per pasuri dhe “vota” te te gjitha administratave qeveritare qe nder vite vodhen e grabiten duke i lene Shqiperise kete katrahure urbanistike ne ish perlen kombetare…

Por si te zvogelojme “peshen e betonit”, eshte tani e vetmja mundesi, qe u ka mbetur sarandioteve dhe qeverise vendore,operatoreve turistike dhe gjer femijeve te shkollave? Mos e merni per shaka,por e para mundesi eshte buzeqeshja! Mikepritesit sarandjot duhet te jene te qeshur, qe miqte turist qe mund te vijne nga Kosova apo Europa te mos stepen neper dyert e hoteleve apo restoranteve.E ilustron kete domosdoshmeri edhe shprehjaqe miku i drejton te zonjes se shtepise: -Leri ato petulla,por ngreji ato vetulla!!

Nocioni profesional i buzeqshjes eshte i lidhur me trasparencen e sherbimeve dhe sidomos çmimeve.

Kane baze reale anekdotat se klienteve te ndryshem ne Sarande u paraqiten çmime te ndryshme duke u nisur edhe thjeshte nga e folura dialektore.Eshte mire qe çmimet te jene te publikuara madje edhe perjashta lokaleve.

Vetem ne kete menyre turistet patriote kosovare nuk do te kthehen djathtas per te marre drejtimin e Budves.

E dyta qe desha te argumentoja une: -Saranda,para se te jete e turisteve duhet te jete e sarandjoteve. Katrahura urbanistike nuk duhet tju privoje detin sarandjoteve,deti eshte i te gjitheve. Po a eshte plotesisht keshtu? Kete me mire le ta thone vet komentuesit e ndryshem. Ky shkrim nuk merr persiper ti shkoje deri ne fund problemit. Ja leme ne dore lexuesit te shtoji argumentat, madje te beje edhe konkluzionet, sepse … “peshen e betonit” e mbajne ne kurriz te gjithe sarandiotet.

 

Letër e nënshkruar

Marenglen Çano

Share This Article
1 Comment
  • jua qaj hallin juve sarandioteve se na ka ndodhur neve durrsakeve me pare, kur filluan e i vune kazmen plazhit tone masiv dhe te bukur qe ne fund te viteve 90, dhe egersisht pas vitit 2000! Tani ne bejme punen e rojeve te varkave 3000 lekshe, e maloket pronare hotelesh! Drejt e ke me buzqeshjen,por ajo e jona eshte buzqeshje e hidhur dhe e pa shprese! tung dhe zoti jua sjellte me mbare se ne ktej mbaruam fare,skemi cbejme me shume! Uroj mos na marrin dhe detin te babeziturit dhe katunaret e maloket ,qe deri dje laheshin me kanatjere apo fanelle leshi …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *