(Presidenti D.Tramp, ka shfaqur interes për blerjen e Bashkisë Shkodër tok me Kryetaren)
Voltanës afati,
dje i ka mbaruar,
po ajo është ende,
duke rezistuar?!
Ajo Shkodrën loce,
po mbron nga pushtimi,
është bërë për PD-në,
burim frymëzimi!
Vetëm në betejë,
nuk mbeti Voltana,
se zbarkoi gjithë SHQUPI,
aty nga Tirana!
Si s’e kupton dot,
e shkreta Voltanë,
pikërisht ata,
pa bashki e lanë!
Sepse po ta marrim,
çështjen nga para,
Voltana po kryen,
veprime të marra!
Edhe vetë ajo,
e di fare mirë,
që s’ka hiç kuptim,
që të rrijë në zyrë!
Po sikur Voltana,
nga zyra të shkulet,
në atë karrige,
nuk ka kush të ulet!
Valdini i Ramës,
s’ulet dot-or mik,
se dikur është marrë,
me pakëz trafik!
Mat e kapi djalin,
kriminalizimi,
ndaj do bëhen zgjedhjet,
aty nga fillimi!
Po gjer sa të vijë,
shkresa nga Tirana,
në zyrën e saj,
le të rrijë Voltana!
Lërjani Voltanës,
se s’u bë kijameti,
le ta ketë PD-ja,
veç një zyrë shteti!
Veç një zyrë shteti,
edhe pa para,
pastaj me Voltanën,
nuk bëhet shaka!
Apo s’shkruan letra,
si asnjë rob tjetër,
tani edhe Trampit,
mund t’i nisë një letër!
T’i kërkojë ndihmë,
të shpartallojë bandën,
njitash të blejë Shkodrën,
dhe jo Greonlandën!
A.DUKA

Tamam,,hahahaaaa
Cfare zyrtaresh .Te vjen keq per injorancen e tyre.
Voltana Ademi me veprimet e mos veprimet e saj ,prej psikopatje ,shkroi faqen më të turpëshme në historinë e misioneve të kryebashiakve të pepublikës së shqipërisë ,duke kërkuar ndihmë te jashtëme te agjensi të huaj një turp historik që nxiu vendin !…Kërkon qeverisje e monitorimi krahinore të shkodrës ,misioneve të huaja në Tiranë ,dorzim te ndonjë forcë e huajë,Haaaa,Haaaaa ,sa vështirë qënka dorzimi i karrikes ,për interesa të sajë ajo është e gatëshme te bënë tragjdi kombëtare deri te TRAMPI Haaaa,haaa sa qesharake !!!
Por është e vërtet që kjo Voltana është “shpresa e re” e PD-së së Lulit .Të gjithë sorollopët demokrat të rrugve kan hipur në karrocën blu te PD-se ,dhe Luli i ka drejtuar drejt greminës-vdekje e bardhë e sigurtë. !!!.
Ajo qe kerkoi “Komision nderkombetar” per te qeverisur Shkodren! Ylli ne ngjitje i PD-se! Sa poshte ka rene Shqiperia.
Ketu drama qendron tek kandidaturat e Rames,qe i mbledh kryetaret e pushtetit neper bassifondet e krimit dhe droges si barba nera,piratet.
Me i pafajshem do te jete po te shkoje ne Burg dhe te mbledhe te burgosurit per kryetare bashkish.
Keshtu i ka pushtetaret me CV te qarte,nuk do ja zbuloje Opozita.
Ketu problemi esht,/ ore mik Arbeni,/ as Voltana vete,/ por i gjithe sistemi!
Se zgjedhje nuk pati,/ s’ishin as legjitime,/ por lufta e klasave,/ ka tjera parime.
Kush e kush te zere,/ nje post dhe karrike,/ te na rroje rremuja,/ si buk palifike.
Se vec ne rremuje,/ ne nje shtet pa ligje,/ hajnat han buke,/ ulur ne poltriqe.
Dhe flasin per shtet,/ per rregull e demokraci,/ flasin per parime,/ per veting e drejtesi.
Por c’e do, o Arben,/ se lakres i kane dale petet,/ e krimbur qysh ne rrenje,/ me gjithshka te vetet.
Qysh nga arsimimi,/ e deri tek karakteri,/ shumica e ketij populli,/ ka humb per nga heri.
Lere c’thote Rama,/ lere c’thote dhe tjetri,/ ky kazan mileti,/ kaq nxjerr nga i veti.
Ky ishte brumi,/ kaq nxurri dhe ena,/ ky vend i bukur,/ e ka te keqen brenda.
22.8.2019