Braçe u shkruan “leshpertëve të PD, që zbuluan oktapodin Berisha dhe topen Basha”

Saimir Lleshi
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Partia Demokratike publikoi dje foton e një oktapodi, ku tentakulat e tij synonin të kapnin sistemin e drejtësisë. Në qendër të oktapodit ishte kryeministri Edi Rama. Për deputetin socialist, Erion Braçe, opozita aktuale i ka zgjedhur gjyqtarëve me shumicë të thjeshtë në Parlament.

Reagimi:

Leshpertëve të PD, që zbuluan oktapodin Berisha dhe topen Basha.

Nese sipas “leshsperteve” te PD, Rama eshte Oktapodi qe po kap drejtesine me 84 vota;

Atëherë sipas çdo syhapuri kudo,

Oktapodi Berisha dhe topja Basha e kane pushtuar Drejtësinë më 36 vota!!

Se kam përshtypjen se të gjithë talentet qe flasin për drejtësinë sot;

Bëjnë sikur nuk e dinë se sot:

Kryetari dhe gjykatësit e Kushtetueses emërohen me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke nisur nga 36 vota.

Kryetari dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë emërohen me shumicë të thjeshtë, duke filluar nga 36 vota.

Prokurori i Republikës emërohet me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke filluar nga 36 vota.

Anëtarët e KLD emërohen me shumicë të thjeshtë njëpartiake, duke filluar nga 36 vota.

 

oktapodi

Share This Article
8 Comments
  • Rama nuk e ka problem PD-ne,Salin + Lulin,por Like floririn,i cili rreshqet si ngjale per nje cope karrige dhe eshte i gatshem te shkoi perseri te Saliu.Ky do ishte turpi tij,i LSI dhe Rames e e pranoi ne kualicion

    • Mos i qani hallin Edi Rames per koalicionin.
      Sala eshte duke firmosur Burgun e familjes se tij, me aprovimi8n e Reformes ne Drejtesi.
      Nuk e mbron dot as Biberaj, as Rezart Taci, as ai Ismaili qe eshte ne Burg.

  • PAK HISTORI PER OKTAPODIN E DREJTESISE,ALLA SHQIPTARCE.

    Drejtesia alla shqiptarce ka historine e saj ne Shqipetri qe pas vitit 1941 kur jugosllavet i dhane udhezimet paranojakut, qe kruijoi PKSH.
    Ne krye te ketij oktapodi(okta-tete,pod-kembe) qendroi kryemafiozi jenver 45 vite,kur Ai ngordhi(e tha Lazgushi kete fjale) koke e oktapodit u be bythelepiresi Nr1 ramka, ky vuri ne krye te oktapodit,pelivanin politik, nano buzuqin. Ky kombinoi teatrot me binjakun e tij sali UDB-ne, ne krye te oktapodit qe e beri drejtesine kancer.Me tentakulat e kembes se pare ky oktapor, kapi per gryke mercearin LLALLA, me tentakulat e kembe dy,kapi per fyti kapter nishanin,me kemben tre,kapi per gryke sigurimin sekret,me kemben kater,kapi per gryke median,(tullaci fevzo u be bythelepiresi Nr1 i medias bashke me sandrin),me kemben pese u lith si mishi me kocken me ckraparlliun meta,me kemben gjashte,vazhdoi traditen e mariuanes qe ja keshilloi nanoja,krijoi fabriken LAZARAT,me kemben gjashte lidhi pas fytit lulushin e beri kriminel, qe mos leviste bythet gjuithe jeten e tij.Me kemben shtate u lith me kokat politike te Ballkanit,sa shiti edhe detin,kemben tete e kish rezerve per te mbytur ate qe i rezikonte fronin.
    Ne situaten e sotme kur kanceri drejtesi eshte i hapur mbi tavoline,ne sallen e operacionit, mbi kete kancer operojne mjeshtra te drejtesise. E. Rama perojete te hidhet askush nuk e mundeson te jete oktapod i themelit Nr1 te shtetit, i drejtesise. Perkundrazi intrigante te vercante, rudimente te komunizmit,perseri hunet e tyre do ti futin ne sallen e operimit te kancerit drejtesi,per faktin se kane vjedhur shume pasuri te popullit shqiptar.

  • Nese do ti referohemi historise jo shume te gjate te shtetit te Shqiperise, dijme se pothuajse gjysmen e kohes se kesaj historie e ze diktatura staliniste e Enver Hoxhes.
    Fakt eshte se ne kete gjysmem shekulli, dominoi pushteti i nje partie politike, ish partise komuniste, partise se punes e asaj qe sot quhet partia socialiste.
    Per partine komuniste alias partia e punes, eshte provuar tashme me fakte se ajo abuzoi me te ashtuquajturen “diktature te proletariatit”, per te bere krime monstruoze ne shkeljen e te drejtave elementare te njeriut duke e privuar kete krejtesisht nga prona e liria e mendimit.
    Pra ishte kjo parti e vetme qe kishte ne dore edhe arren edhe guri, te gjitha pushtetet.
    Nuk e kerkoi as Ramizi e as Nano permbysjen e atij sistemi.
    Ishte nje nje shtrese e re intelektualesh, studente apo nje mase e madhe shqiptaresh te persekutuar nga Enveri, Ramizi e kupola e Partise se punes, qe duke marre zemer nga permbysja e perandorise sllavo-komuniste ne Europe, solli edhe ndrryshimin e sistemit, nga nje partiak diktatorial, ne nje sistem demokratik pluralist qe kerkoi te ndiqte modelin e kapitalizmit demokratik perendimor te konkurences se lire te tregut e te vlerave.
    Me vendosjen e sistemit pluralistm, pati padyshim edhe ne rradhet e antareve te pp, te cilet ndonese nuk ishin pajtuar ne ndergjegjen e tyre me pushtetin diktatorial enverist, nga frika per arsyen e thjeshte se ju ikte koka, nuk ishin ndjere me perpara e vetem pasi u permbys sistemi, u vune ne dilemen, te vazhdojne me partine e punes qe u “reformua” duke ndruar vetem emrin ne socialiste, apo te futeshin ne partite e reja kundershtare te PP.
    U permbys sistemi, por a kishte shanse qe mbrenda nje kohe te shkurter qofte edhe 5-6 vjet, te zevendesoheshte e gjithe administrata e kalbur e sistemit diktaturial, apo drejtesia qe kishte vetem juriste qe vinin nga familjet me te besuara te diktatures komuniste ?
    Kjo ishte “periudha e arte” kur lulezoi korrupsioni me i ndyre i pasurimit ne rruge kriminale.
    Meqe pushteti politik nuk ishte me i sigurte per punistet, si rruga e vetme per ta arritur ate, ishte sigurimi i pushtetit te parase.
    Nje fjale e urte popullore thote se eshte paraja qe e ngre ujin perpjete.
    Bijte e punisteve te quajtur tashme socialiste, pasi grumbulluan pasuri te paligjeshme e u bene multimilionere “kapitaliste komuniste”, vec pushtetit te parase, moren edhe me ndihmen e Greqise e te kallashnikoveve pushtetin ne 97-tem e aktualisht kane nje “shumice” me pushtet me te fuqishem nen mbeshtetjen e parase se madhe qe kane pervetesuar ne keto 25 vjet.

  • Braçja gjithnjë flet, po nuk e dëgjon askush. Pse xhanëm? Pastaj, çfarë e trazon Braçen për punën e reformës në drejtësi? Ka dalë jo vetëm mbi PD-në, por edhe mbi specialistët e PS-së etj!!! O Braçe, merru me ekonominë! Apo atë e ke më rregull dhe të mbeti edhe ty të merresh me drejtësinë ta shkurtosh edhe këtë si….

  • Nga keto qe po thua,vetem “Shqiptar” nuk je.Ti shikon vetem nga njeri sy ,sepse flet me gjuhen e urrejtjes. Partite politike tek ne,u krijuan nga ish brumi i PPSH,kurse ti mbyll syte dhe sheh vetem kundershtaret e tu,sepse edhe vete z.Sali,ka qene me teper se nje komunist i thjeshte,ashtu si dhe mjaft pinjolle te nomenklatures komuniste vegjetojne ne te dy krahet dhe vjedhin e abuzojne me te dy duart,por ty nuk te le urrejtja per te pare te verteten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *