Tri parti pjesëmarrëse në qeveri do të lëvizin drejt koalicionit të majtë

anazapta

Tri parti pjesëmarrëse në qeveri pritet të nënshkruajnë koalicionin me Partinë Socialiste. Paraditen e djeshme, në selinë e PS-së, ishin 32 parti që nënshkruan bashkëpunimin me partinë më të madhe të opozitës dhe 10 të tjera pritet ta bëjnë këtë hap në fillim të javës së ardhshme. Në një prononcim për “Shqip”, sekretari socialist për koalicionet, Ndre Legisi, thotë  se përveç partive që priten për ta nënshkruar këtë marrëveshje, koalicionit do t’i bashkëngjiten edhe parti që aktualisht janë pjesë e maxhorancës. Sipas Legisit, PS-ja vijon t’i qëndrojë politikës së dyerve të hapura për sa i përket përfshirjes në koalicionin që ajo do të drejtojë, të sa më shumë partive që kërkojnë rotacionin e pushtetit. Ai shprehet se PS-ja këtë vit ka arritur koalicionin më të madh të mundshëm parazgjedhor që ka pasur ndonjëherë gjatë 22 viteve të fundit.

Një ditë më parë, kreu i selisë rozë nënshkroi marrëveshjet e bashkëpunimit parazgjedhor me 32 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku në garën elektorale të 23 qershorit. Në këtë grup të parë, marrin pjesë ata që konsiderohen si parti afër PS-së, duke nisur që nga etapat e para të formimit të koalicionit parazgjedhor. Disa nga partitë që nënshkruan dje marrëveshjen me PS-në, ishin PSV 91 Petro Koçi, Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja, Partia G99 e Ervin Metes, Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës etj.

Në fillim të javës së ardhshme, PS-ja do të nënshkruajë dhe marrëveshjet e saj më të rëndësishme për sa u përket aleancave parazgjedhore. Kështu, ajo do të nënshkruajë marrëveshjet e saj me dy nga aleatët më besnikë, si Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo. Një marrëveshje me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules është gjithashtu e pritshme. Po kështu, një marrëveshje do të nënshkruhet edhe me LSI-në e Ilir Metës.

Partitë që pritet t’i bashkohen PS

Nikollë Lesi – Kreu i Lëvizjes Demokristiane është në negociata për t’iu bashkuar koalicionit të PS-së

Zef Bushati – Partia Aleanca Demokristiane, e drejtuar nga Bushati, pritet gjithashtu të jetë pjesë e koalicionit opozitar

Gaqo Apostoli – Partia Aleanca për Demokraci e Solidaritet pritet të nënshkruajë marrëveshjen me PS-në në fillim të javës tjetër

 

Lesi: Të martën firmosim koalicionin e fitores

Nikollë Lesi paralajmëroi një ditë më parë se e ka vendosur në cilin koalicion do të marrë pjesë. Kreu i Lidhjes Demokristiane u shprehe se demokristianët e partisë së tij janë të qartë në lidhje me faktin se në cilin krah do të renditen për zgjedhjet e 23 qershorit. Lesi nuk e tha se pjesë e cilit kamp do të bëhet, por u shpreh se të martën e ardhshme do të firmoset bashkëpunimi me koalicionin e fitores.

Nikollë Lesi është prej kohësh pjesë e koalicionit qeverisës, por javën e kaluar ai i la të hapura mundësitë për një bashkëpunim me PS-në, pas takimit me kreun Edi Rama.

 

Share This Article
2 Comments
  • Me siguri qe Saliut po i vjen fundi qeni Lesi eshte nuhates e do te kaloje ku ka ere kockash.Argumenti i qenushit Lesi eshte, se Salen e kishyrmik nga miku i tij Tit Xhani (exdvini).Me Meten fitojne te gjithe.Kualicioni i fitores.S’ka me ironi e fat gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *