Leskaj: 13 miliardë dëm buxhetit të shtetit gjatë 2012-s

anazapta

Gjatë vitit 2012, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 13 miliardë lekësh. Sipas kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, i cili raportoi sot përpara Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, institucioni që ai drejton ka bërë 40 kallëzime penale për rastet ku janë konstatuar shkelje. Ndërkohë që opozita kërkoi më tepër kontrolle në rastin e dhënies së koncesioneve dhe në shpenzimet e Bankës së Shqipërisë. Sipas kryetarit të KLSH-së, nga auditimet e realizuara, 24  nga 100 koncesione kanë pasur probleme. Gjatë 2013-s, KLSH-ja synon që të rrisë auditimin dhe të ulë dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit.

 

Share This Article
3 Comments
  • Per gjithe keto deme u bekan kallzime dhe jo PADI Penale!!!!!!!!??????????
    Ja kjo eshte K.L.SH-ja nje ,organ i tredhur qe ne ligj.Me te mbyllet “mire e bukur” historia e kuserimit te ketij shteti gangsteresh.
    Kultura e pandeshkueshmerise,artikulojne mediet dhe politika,,,,,,,,,ky eshte karari kamorrist i nje pushtet-shteti gangsteresh me mbulim euroatlantik.
    Ju dhjefsha sistemin te gjithe atyre qe e ndertuan,u vafte shkaterrimi deri ne hemel te shtepive te tyre.

  • 13 miliard lek dem buxhetit, a thua se jane ber dem 13 lek te vjetra. Cfare bejne keta pushta pushtetare dhe nepunes dhenuk i hyn asnje gjemb ne kembe, shkojne ne pune me moten vetem te vjedhim. Burgu eshte pak, per keta xhahil qe shkelmojne taksat e ketij Populli mjeran. Z. Bujar Leskaj po te kontrolloni Banken e Shqiperise do te gjeni qyfyre dhe deme me kolosale se sa mund te mendoni. Qe tek kreveti dopio ne zyre te Guvernatorit, te ekipi i velejbollit qe ben vetem ndeshje Nderkombetare, te organikat e fryra per te punesuar e paguar me paga te larte miqt e tyre , te afermit e deputeteve e ministrave, shpenzime udhetimi e djeta pa fund jashte shtetit , shkuarje ne konferenca dhe specializime a thua qe ne Shqiperi eshte uoll striit dhe luhet bursa e BOTES

  • Njerzit qe i kane bere keto abuzime kane emer dhe mbiemer. Denoncojini ne prokurori, dhe ajo te beje punen e saj. Perndryshe vetem do konstatojme e do bejme nje vere ne uje. Te shohim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *