Deputetja e partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka reaguar pas akuzave të ardhura nga Partia Demokratike se i ka dhënë apartamente deputetit Fidel Ylli për të fshehur deklarimin e pasurisë. “Dëgjova z.Bogdani të lexonte një deklaratë fund e krye të gënjeshtërt në lidhje me emrin tim, ku thuhet se z.Ylli paska marrë dhurata dhe apartamente pa fund nga Valentina Leskaj për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar. Në respekt të opinionit publik, dua të sqaroj se i vetmi apartament që unë kam në pronësi, është një apartament modest 119 metra katror ku jetoj me bashkëshortin tim. Si mund të kem falur një gjë që nuk e kam? Ndërkohë dua gjithashtu të sqaroj opinionin publik se personalisht jam taksa paguese shumë e rregullt, deri në detaje dhe një gjë që nuk e bëj vetë s’kam si tua mundësoj të tjerëve. Ata që përpiqen t’i bëjnë pis të gjithë nuk e kanë këtë shans me mua. Personalisht po përgatit padinë në Gjykatë për shpifje ndaj personit tim”, thuhet në reagimin e zonjës Leskaj.
Rezojeni Berishen.Nuk largohet SAla me zgjedhje te lira!Sa me shume te prisni me keq do te behet!Sot ju akuzon por neser do t’ju rrahe,do t’ju fute neper burgje do t’ju vrase!
E shkreta zonje,qenka e varfer,vetem nje shtepi!Gjynah,e shkreta Leskaj.
o qorr i saliut o flliqesira e sali koqes do shkosh per lesh qorri o pleh o dopje dysh o sakat o invalid
Bogdani e ka hanger mutin dhe vjen era mut. Habitem sa shum Bogdan dhe Bogdanica paska pasur Shqiperia e Jone?