Leskaj: Djemtë e mi s’kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet publike

Saimir Lleshi

Deputetja Valentina Leskaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës ndaj djemve të saj, duke deklaruar se ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga paratë publike.

Leskaj i konsideroi shpifje akuzat, duke theksuar se nuk mund ta intimidonin me sajesa të tilla.

Harrojeni se mund të më bëni pis, të më intimidoni duke sajuar histori me tendera dhe do i marr një për një. Ne bëjmë një diferencë unë jam një nënë e lumtur me fëmijët e mi dhe mos mendoni se duke më goditur si fëmijë mund të më shkatërroni. Djali im është 48 vjeç dhe ka 20 vjet biznes dhe e ka ngritur në qeverinë tuaj”, theksoi ajo.

“Nuk ka asnjë qindarkë para publike në biznesin e tij. Vetëm ka paguar taksa. Zero para publike në biznesin e tij. Turp që i bini në qafë një njeriu që doli në treg për të shitur sepse ngeli pa punë. Çfarë të bënte të bënte rolin e sekserit, siç bëjnë disa?”, shton.

Zonja Leskaj deklaron se fëmijët e saj janë model dhe se ata janë dëmtuar nga pushteti i kaluar, duke i lënë pa punë.

Ai ka kërkuar të marrë përsipër të marrë kredi të sakrifikojë me kredi për të bërë një punë. Çfarë duhet të bëjë rolin e sekserit. Jeni mësuar me klientët tuaj që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me paratë publike. Të dy fëmijët e mi janë model, është turp për këtë vend që djali im ka investuar 8 vjet studime jashtë shteti. Ka ngelur 8 vjet pa punë sepse ju ishit në pushtet hapi një zyrë konsulencë. Çfarë duhet të bëjë?”, shtoi ajo.

 

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *