Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Letër trupit tim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Metropol > Letër trupit tim
Metropol

Letër trupit tim

anazapta
Published March 30, 2014
Share
SHARE

Një lexuese e rubrikës time në DITA, më shkruan se ka drojë të kryejë marrëdhënie pa tesha. “Nuk e bëj dot. Madje, duhet të fik edhe dritën. Kjo më sjell jo pak telashe në jetën bashkëshortore. Ndjej se trupi im është jo i rregullt e proporcional. Edhe kur kam qenë vajzë dhe shkonim në plazh, kisha ndrojtje të tregoja shumë pjesë nga trupi im. Ndjeja sikur të gjithë do më shikonin mua. Ju lutem më jepni një këshillë” – më shkruan ajo ndër të tjera.

Shpresoj, që kjo letër, që dikush ia dërgoi trupit të saj, do ta ndihmojë. Në këtë letër do të gjejë përgjigjen për shqetësimin e saj. Lexojeni edhe ju të tjerët me kujdes.

 

I dashur trupi im,

Të dua dhe të respektoj shumë, por nuk dua që jeta ime të vërtitet vetëm rreth teje. Unë kam qenë me ty që nga koha që mbaj mend. Kur isha e vogël, më kujtohet, sa shumë dëshiroja të lëkundesha me ty drejt qiellit, kur luaja në shilarës. Më kujtohet sa shumë dëshiroja të vrapoja me ty në fushën e lojërave të shkollës. Ti më more dhe më ngjite në malet gjatë ekskursioneve dhe ishe po ti, që në verë më zhysje në ujërat e thella të detit. Ti, në mënyrën më të mrekullueshme, mbajte brenda teje fëmijët e mi dhe i solle ata në jetën tonë. Ti ndjeve dhe durove me qetësi dhembjet e mija kur rrëzohesha nëpër vrapimet e mia të marra.

 Ndonjëherë, të ngatërrova ty me veten time, por shpejt kuptova se ti je i përkohshëm, ti je vetëm një vegla ime. Por, fatkeqësisht, bota rreth meje beson se ti je gjithçka. Unë përpiqem ta sfidoj këtë opinion, ndaj, çdo ditë unë bëj kujdes për ty, por jetoj për shpirtin tim.

 Unë, vërtet, nuk e shikoj shpirtin tim. Ai nuk e kërkon vëmendjen time, ashtu siç e kërkon ti. Ti gjithmonë kërkon diçka, ushqim, ujë, pushim, ushtrime ose veshje. Po qe se nuk do të jem e kujdesshme, e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek ti. Ti do të bëhesh qëllimi. Është kjo arsyeja që po të shkruaj. Me këtë letër dua t’i kujtoj vetes qëllimin tënd dhe atë çfarë duhet të bëj unë.

 Kudo nëpër qytet ka postera, pankarta. Disa të fiksuara, të tjera që lëvizin ngado mbi autobusët. Në këto postera janë pikturuar vajza të vogla që luajnë në vegla muzikore, që godasin një top, që qeshin në diellin përvëlues, gjithnjë nën shenjën e kompanive që bëjnë reklamë. Me germa të mëdha, në këto reklama e fotografi shkruhen fjalë që kanë afërsisht këtë kuptim: Unë jam një vajzë. Unë jam e pavarur, jam lider, aventuriere, e suksesshme, sportive, unike, e mençur dhe e fortë. Këto janë projekte të kompanive celulare, që ndryshojnë vazhdimisht. Këto janë reklama të krijuara për t’u marrë me çështje të vetë-vlerësimit dhe të imazhit trupor, kur në Bibël thuhet ndryshe: Zoti na krijoi sipas imazhit të tij.

 Ne e kemi bukurinë brenda nesh dhe ti trupi im, je një dhuratë dhe një mënyrë që unë të mund të kanalizoj këtë bukuri pa fund, në një botë ku të gjithë kemi një fund. Unë të falënderoj shumë ti, trupi im, por unë nuk jam ti. Duke i shërbyer fort qëllimit tënd, ne kemi krijuar një imazh të shtrembëruar për ty dhe kjo ka krijuar një kaskadë problemesh serioze. Ja vetëm fare pak nga dëmet që ka sjellë ky imazh i shtrembëruar:

 Në një anketim të kohëve të fundit u konstatua se,

  • 97% e grave, më së paku njëherë në ditë, mendojnë: “Unë e urrej trupin tim”, e kupton, 97%!
  • Shumica e grave, çdo ditë, mesatarisht, kanë 13 mendime negative lidhur me trupin e tyre.
  • Në një studim me vajzat tre deri gjashtë vjeçare, në një Universitet në Floridën Qendrore, u konstatua se, rreth gjysma e tyre ishin të shqetësuara se mos bëheshin të dhjamosura dhe rreth një e treta e tyre tha, se ato dëshirojnë të ndryshojnë diçka në trupin e tyre.

 

Çdo ditë dhe me bollëk, ne ekspozohemi ndaj mesazheve të shtrembëruara të medias. Edhe kur ndaj tyre dukemi se jemi indiferente, ne, me subkonshientin tonë, absorbojmë idenë se ka diçka që nuk është në rregull me trupat tanë. Në këtë situatë, është me shumë rëndësi të dimë të jemi plot besim për me veten tonë.

 

 Sipas një studimi tjetër:

  • Rreth dy të tretat e vajzave të klasave të 5-ta deri të 12-ta thonë se, imazhet e revistave influencojnë shumë në vizionin e tyre për një trup ideal.
  • Rreth gjysma e tyre thotë se imazhet i bëjnë ato të përpiqen të humbasin peshë.

 

Imagjinoni, për çfarë shqetësohen vajzat tona sot!!!

 Në vitin 1975, shumica e modeleve të kohës peshonte 8% më pak se një grua e zakonshme. Sot, ato peshojnë 23% më pak. Të gjithë e dinë se media, sot, ka influencë shumë më të madhe se kurrë më parë. Imazhet e medias, për shumicën e grave të sotme janë me shumë rëndësi. Familja dhe miqtë, influencojnë shumë më pak se media çoroditëse.

 Doktoresha Brene Brown, e cila ka bërë kërkime për mënyrën si imazhi negativ për trupin, prek edhe zona të tjera të jetës tonë, shkruan: “Kur trupat tanë na mbushin me shije të keqe dhe me ndjenjën e pavlefshmërisë, turpi që ndjejmë prej kësaj na ndryshon thellësisht dhe ne harrojmë kush jemi dhe si të sillemi në këtë botë. Shpesh, e konceptojmë imazhin tonë trupor shumë ngushtë. Mbi të gjitha ne dëshirojmë të jemi të holla dhe tërheqëse. Por, në momentin kur fillojmë të fajësojmë dhe të urrejmë trupat tanë, sepse na penguan të jetojmë siç kishim pritur, tamam, në atë moment ne e ndajmë veten në disa pjesë dhe largohemi nga tërësia jonë, nga vetia jonë autentike”

 Imazhi trupor, pa dyshim, dëmton edhe kualitetin e marrëdhënieve tona. Sa më pak konfidente të jemi me trupin që kemi, aq më shumë të pakënaqura ndjehemi edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Vajzat dhe gratë, shpesh, nuk arrijnë të kuptojnë se ndijimet e tyre negative për trupin, reflektojnë keq edhe në martesat e tyre. Vajzat dhe gratë influencohen shumë edhe nga çfarë flasin miqtë e tyre për trupat. Po qe se jemi midis njerëzve, që vazhdimisht ankohen për cenet e tyre trupore, ne fillojmë të përqendrohemi të gjejmë cenet në trupin tonë. Për arsyen se në kulturën tonë të sotme, imazhit trupor i jepet shumë rëndësi, ne fillojmë të kërkojmë të gjejmë cene trupore edhe atëherë kur jemi totalisht të preokupuara për të kryer punë të tjera, që nuk kanë lidhje me të. Kështu për shembull, kur kalojmë një ditë të rënduar në zyrë, tamam në këto momente ne fillojmë të vëmë re, se krahët tona nuk e kanë tonusin që duhet të kishin.

 

Imazhi negativ për trupin, përthithet në çdo sferë të jetës dhe kjo e bën lidhjen time me ju, trupi im, shumë më komplekse nga çfarë duhej të ishte. Unë nuk dua të kem marrëdhënie dashuri/urrejtje me ju. Ka plot mënyra si të të vlerësoj ty dhe të të trajtoj me më shumë respekt.

 

  • Një mënyrë është të bëj një listë me disa cilësi, që nuk lidhen me dukjen e jashtme fizike dhe që unë i pëlqej për veten time. Duke bërë këtë unë kam gjetur një mënyrë që të kuptoj se jeta ime nuk sillet rreth teje. Se unë kam një shpirt.

 

  • Një mënyrë tjetër është të mendoj se kë admiroj. Ne, të ndërgjegjshëm, duhet t’i vëzhgojmë njerëzit për të gjetur tek ata vlerat e tyre dhe të mos i gjykojmë nga dukja e jashtme.

 

  • Një mënyrë tjetër me shumë rëndësi për t’u ndjerë mirë është ushtrimi. Ushtrimi rrit konfidencën, jo vetëm tek trupi ynë, por edhe në aftësitë për të qenë të fuqishëm dhe proaktivë. Ushtrimi e drejton fokusin tonë nga dukja tek veprimi.

 

  • Një mënyrë e fundit është që të bëhem më konfidente dhe të ndjehem më mirë me ju, trupi im. Të përcaktoj qëllimet e mia shpirtërore dhe personale, të cilat nuk lidhen me dukjen time.

 Është koha ta mbyll këtë letër për ty, i dashuri trupi im. Tani është koha të shkruaj një letër për shpirtin tim. Edhe pse ju tërhiqni shumë vëmendje, është shpirti që na bën neve, vërtet, të bukura, tamam ashtu siç jemi.

Shpresoj të të ketë pëlqyer dhe të kesh gjetur arsye për të reflektuar lidhur me sjelljen tënde. Kupto se ka edhe shumë gra e vajza të tjera që, gabimisht, mendojnë se trupat e tyre janë të papëlqyer. Mos harro! 97% përqind e grave dhe vajzave janë të pakënaqura me trupin që kanë.

 

Paç fat e shëndet

Doktori 

anazapta March 30, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?